Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh
"Nëse armiku dëshiron që beteja të jetë e gjatë, kapaciteti shkon edhe mw gjatw," tha Ismail Haniyeh , kreu i Byrosë Politike të Hamasit, duke theksuar se ishte i sigurt në aftësinë e palestinezëve për t'i mbijetuar ofensivës izraelite në Gaza dhe për të dalë fitimtar.
Pavarësisht sulmeve "barbare" izraelite, populli palestinez i prishi planet e Izraelit",- shtoi Haniyeh, raporton Al Jazeera.
"Armiku nuk ka mundur të arrijë asnjë nga objektivat e tij ose të sigurojë kthimin e të burgosurve të tij, përveç çmimit të vendosur nga rezistenca",- theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta vijon/ Izraeli sinjalizon zgjerimin e ofensivës në jug të Gazës, bastis spitalin al Shifa në veri! OKB jep alarmin: Civilët mund të vdesin nga uria








