Një grua ka mbetur e plagosur mbrëmje e sotme në Elbasan, pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme në fshatin Tregan, ndërsa mësohet se gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet, ka hapur aksidentalisht derën e autobusit dhe për pasojë ka rënë, duke marrë lëndime në trup.
Ajo është dërguar menjëherë në spital, por nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.
Komento