Hap dyert spitali i ri Infektiv në QSUT, Rama para stafit mjekësor: Treguat veten në momentin më tragjik! Brenda këtij mandati do rrisim sërish pagat

Pas rikonstrukturimit, ka hapur dyert Spitali i ri infektiv në ambientet e QSUT. Pas inspektimit me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama e cilësoi stafin mjekësor si krenaria e mjekësisë shqiptare pasi spitali në kohën e pandemisë iu dedikua pacientëve me Covid dhe mjekët ia dolën të përballonin fluksin.

Rama u shpreh se ka edhe hallka të tjera që kanë nevojë për transformim. Kryeministri Edi Rama tha se brenda mandatit, rritja e pagës të shkojë në 100% që nga viti 2013, ndërsa premtoi mbrojtjen e qytetarëve e bizneseve të vogla nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Ambicia jonë është që brenda këtij mandati ta çojmë në 100% rritjen e pagës në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%, me ndihmën e Zotit që mos të na sjellë ndonjë tjetër katastrofë që të na detyrojë përsëri që të spostojmë fonde të dedikuara për qëllime të caktuara”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se duhet ndërhyrë me urgjencë edhe në pjesën e universitetit si dhe me Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme që do të  përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, me Psikiatrinë e re dhe me Spitalin Pediatrik apo Kardio-Kirurgjinë si dhe në rrethe kantieret nga Kukësi e Dibra, Lezha e Gjirokastra. Po ashtu vuri theksin te autonomia spitalore që do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve sipas performancës, në mënyrë që kush punon më shumë dhe kush ofron më shumë në dispozicion të shërbimit kombëtar shëndetësor të fitojë edhe më shumë sesa paga tavan. 

Nga QSUT, një premtim, kryeministri e dha edhe për mburojën e faturave të energjisë elektrike.

"Po e përballojmë çmimin e energjisë, që të mos ndjejmë asnjë qindarkë rritje në faturë. Do vazhdojmë të mbajmë të njëjtën mburojë. Do përpiqemi ta zbusim efektin e luftës të inflacionit", tha Rama.

Spitali i ri Infektiv ka një kapacitet të ri prej 130 shtretërish dhe trefishim të ambienteve të reanimacionit. Spitali Infektiv është transformuar në një qendër reference kombëtare ekselence për sëmundjet infektive, me kushtet dhe standardet më të larta ndërkombëtare, për t’iu përgjigjur me përkushtim e profesionalizëm të lartë çdo emergjence të shëndetit publik. Po ashtu do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.

Rindërtimi i Spitalit Infektiv vjen në kuadër të planit të qeverisë për përballimin e emergjencave shëndetësore, me fuqizimin e kapaciteteve në sistemin spitalor dhe Planin e Masave për përgjigjien ndaj pandemisë Covid-19. Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro konsistoi në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Rama i dhuron trëndafila Najada Çomos, Pipero e filmon (FOTO+VIDEO)

 

Në shenjë mirënjohje, kryeministri Edi Rama i ka dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq shefes së spitalit Infektiv, Najada Çomo gjatë inaugurimit të ambienteve të rikonstrukturuara.

“Jo për të personalisht por për të gjithë skuadrën dhe mirënjohje të gjithëve”, tha Rama ndërsa mjeku Pëllumb Pipero po e filmonte.

1668600775_pipero.JPG

Ora 12:59
Batuta e Ramës për stafin që e dëgjonte në këmbë: E marr me mend që nuk është e lehtë! Jua paça borxh

 

Në përfundim të fjalës së tij në spitalin e ri Infektiv, kryeministri Edi Rama falënderoi të gjithë ata që po e dëgjonin në këmbë dhe nuk kurseu një batutë.

“Mirë që ju qëllon dhe nuk keni ku ikni kur ju dal në frigoferifer dhe televizor po jeni ulur të paktën, por edhe këtu duhet të më dëgjoni në këmbë, e marr me mend që s’duhet të jetë fort e lehtë. Faleminderit dhe jua paça borxh”, tha Rama.

Ora 12:53
Rama nga spitali i ri Infektiv: Me ndihmën e Zotit që mos na sjellë ndonjë tjetër katastrofë, do rrisim sërish pagat

 

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se paga e stafit mjekësor që punon në spitalin Infektiv do të ketë sërish rritje nëse Shqipëria nuk përballet me ndonjë krizë apo katastrofë tjetër.

“Me ndihmën e Zotit që mos na sjelltë ndonjë tjetër katastrofë, jam i bindur që ta cojmë në 100% rritjen e pagës për të gjithë ju që shërbeni në këtë kompleks. Investimet do të vijojnë dhe në territore të tjera nga Dibra në Gjirokastër, nga Lezha dhe më tutje në zona të tjera për ta përmbyllur mozaikun e infrastrukturës së shëndetësisë dhe për ta transformuar. Ne e dimë që kjo nuk mjafton. Duhet të ecim me autonominë spitalore për të bërë rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve sipas performancës që kush punon më shumë, të fitojë dhe më shumë se paga tavan”, tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 17/11/2022 00:52

    Ky ështé Edvin shkjau shqipfolës më i zi se vet Vucici në serbi, identik shkja fashist me krya në ballë …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori