VIDEO/ Hap pas hapi, Report Tv rindërton të gjithë skemën: Si u rrëmbye dhe u ekzekutua 43-vjeçari Ruzhdi Hoxha nga miku i tij Fredi Rrushi

Kur ende hetuesit s’kanë përcaktuar qartë shkakun e vrasjes së Ruzhdi Hoxhës dhe makina e krimit nuk është gjetur, Report Tv ka rindërtuar skemën e ngjarjes nga momenti i rrëmbimit të 43-vjeçarit deri në ekzekutimin e tij orëve të para të mëngjesit më 21 tetor në Qafë-Mollë.

Ruzhdi Hoxha u filmua nga kamerat në autostradën Tiranë-Durrës, në një lokal. Ora 23:00 e datës 20 tetor ai është duke pirë birra me 3 persona të tjerë. Pak minuta më vonë, bashkë me Fredi Rrushin dhe dy të tjerët hipën në“Passat” dhe iu drejtuan zonës së njohur si “Treshi” përmes rrugës “Gjergj Legisi” në Laprakë. Në këtë vend, dy vetë dalin nga makina kurse Rrushi dhe Hoxha vazhdojnë udhëtimin bashkë.

Hetuesit, përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe qelizave telefonike, identifikuan rrugën që ndoqi mjeti deri në fund.

Nga rruga “Gjergj Legisi”, “Passati” ka hyrë në Tiranë, edhe është kapur nga kamerat tek Spitali i Traumës me drejtim për në Kinostudio, dhe më pas ka përfunduar në zonën e Freskut. Nga aty, makina është ngjitur rrugës për në Dajt në drejtim të Qafë Mollës. Ka  ndaluar në një territor të thyer dhe 500 metra në vijë ajrore me Qafë Mollën.

Referuar dosjes hetimore, deri në pikën e fundit ku dyshohet se u ekzekutua biznesmeni, në makinë ishin vetëm Fredi Rrushi dhe Ruzhdi Hoxha. Në këtë pikë Hoxha u qëllua dy herë, një plumb në qafë dhe një në gjoks. Më pas trupi u i tij u hodh në humnerë. Në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës u gjet i mbuluar më gurë dhe në të gjithë rrëpirën që ka përshkuar trupi u gjetën njolla gjaku.

Pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve para dhe pas Malit të Dajtit tregojnë se në ngjitje, në makinë ishin dy persona, kurse në kthim, vetëm një. Pamjet nuk shquajnë në mënyrë konçize fytyrat e personave.

Referuar përsëri dosjes hetimore, në kthim, dyshohet se Fredi Rrushi ka hedhur celularin e biznesmenit në afërsi të Shkollës së Bashkuar. Celulari që u gjet dhe u shit nga një taksist ndihmoi hetuesit të shkojnë në gjurmët e 43-vjeçarit Hoxha. Qelizat telefonike të dy celularëve, viktimës dhe autorit të dyshuar kanë përputhshmëri të një lokacioni të njëjtë nga ora 23:00 të datës 20 tetor, deri rreth orës 02:45 të datës 21 tetor, hark kohor që dyshohet se ka mjaftuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Ruzhdi Hoxhës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku qe te do te miren..: 09/11/2021 18:24

    Une se kuptoj kur thone Ishte me mikun e tij apo shokun!!! Ku ka miq e shoke sot?! Ktu po lene vellain e motren pa ndihmu, Perkundrazi, po ja marrin dhe nqs i ka mbetur ndonje prone Duke bere rolin e te fortit Ose te viktimes sikur per ate duhet te investohen te gjithe!!! I keni ne mes tiranes, vellai ka lek me ble shqiperine Ndersa vellai tjeter dhe motra dhe prind mezi hane buke! Keshtu u shnderruan njerezit ne ( ujqer ) Duan vetem un un.. askush tjeter! Tjeret thjeshte skllever, thjesht te hajne buke dhe te marrin fryme me leje..

    Përgjigju
  • Shoku: 09/11/2021 17:35

    Ske bes te Rrushet e Kukesit ordinere.Te gjithe do thone legen ka vrare shokun e tij.

    Përgjigju
    • Kukesi: 09/11/2021 18:19

      Jane dibrane o Shokiiii...

  • Fshati: 09/11/2021 17:19

    Ka dale pabesia sheshit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës