HAP PAS HAPI/ Si duhet të bëni një aplikim në Policinë e Shtetit për të lëvizur me makinë personale apo biznesi

HAP PAS HAPI/ Si duhet të bëni një aplikim në Policinë e Shtetit për të lëvizur me makinë personale apo biznesi

TIRANE - Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në lidhje me zgjidhjen e kërkesave të domosdoshme dhe për nevoja urgjente shëndetësore dhe të biznesit, për qarkullim me mjetet e tyre, Policia e Shtetit sqaron se në faqen zyrtare të saj (www.asp.gov.al), ka publikuar një aplikacion të ri me emërtimin “Covid-19" - Lëvizja e kontrolluar me mjet!”

Të gjitha vetëdeklarimet, kërkesat për autorizime personale apo autorizime biznesi do të kryhen nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit, nëpërmjet këtij aplikacioni.

Për pajisjen me autorizim të ri, qytetarët duhet të plotësojnë njërin nga “deklarimet” e vëna në dispozicion: Vetëdeklarim, Autorizim Personal ose Autorizim Biznesi, duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://autorizime.asp.gov.al.

Gjatë aplikimit është e rëndësishme vendosja e saktë e të dhënave që i kërkohen aplikuesit, motivi i qarkullimit dhe itineraret e kërkuara.

Në përfundim të aplikimit shfaqet një numër aplikimi, i cili i jep mundësinë qytetarëve të ndjekin fazat e konfirmimit të kërkesës së tyre online, duke rritur kështu në maksimum transparencën e komunikimit të Policisë me qytetarët.

Policia e Shtetit shprehet se ka marrë masa për të përballuar shqyrtimin e të gjitha kërkesave të qytetarëve dhe bën me dije se çdo aplikim që plotëson kriteret sipas kërkesave të formularëve dhe miratohet nga ana e Policisë Rrugore do të jetë e verifikueshme nga patrullat e Policisë gjatë kontrolleve të ndryshme, në të gjithë territorin e vendit.

Policia thotë se të gjitha autorizimet e lëshuara më parë nga Policia dhe ato të konfirmuara nëpërmjet email-it nga ana e Policisë janë të vlefshme dhe nuk është e nevojshme të aplikohet përsëri.

"Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe apelon edhe njëherë për të gjithë ata që përpiqen të abuzojnë apo t’i shmangen zbatimit të këtyre masave se në terren, veç punonjësve të Policisë me uniformë, janë dhe qindra agjentë civilë, për të bërë të mundur evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të masave kufizuese", thuhet në një njoftim zyrtar.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran: 27/03/2020 10:50

    Neve ne Shkodër shefi rrugores me Emrin Val Nikolli na merr nga 50€per lejet kto ja fusin me shkop kot. Ku eshte shçba apo po lepin edhe ajo kocken e vet.

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 27/03/2020 13:24

      Denoncoje pra Val Nikollin per shperdorim detyre.

  • Ggg: 27/03/2020 09:07

    Po ca ja fusin kot keta... kam mbi 10 dite qe kam aplikuar dhe asnji pergjigje... vetem genjeshtra....

    Përgjigju
    • Abc: 27/03/2020 09:59

      Nqs ke email ne hotmail nuk te vjen konfirmimi,gjej dike me adres ne gmail. Te njejtin problem kam pas edhe un

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja