Personazhi i njohur televiziv Kim Kardashian është fotografuar nga paparacët ndërkohë që ka qenë së bashku me vogëlushen e saj North në San Diego.

Ajo çka u komentua nga mediat botërore ishte fakti se vogëlushja 1-vjeçare ka nisur të hedhë hapat e parë e ndihmuar nga nëna e saj.

Ndërkohë sa i përket pamjes Kim kishte veshur një fund xhins mjaft të ngushtë me anë të të cilit ekspozonte linjat e kolme.

Kardashian është kujdesur edhe për pamjen e vogëlushes ndërkohë që i kishte veshur një palë xhinse të grisura.

kim kardashian

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)