TIRANË- Nevoja për testime për të gjurmuar rastet e dyshuara si të infektuar me COVID-19, ka rritur kërkesën për kite shtesë. Në buletin javor të Agjencisë së Prokurimeve Publike janë hapur dy tendera për blerje kitesh.
Tenderi i parë është hapur nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza me fond limit prej 67.3 milionë lekë pa TVSH, me objekt kontrate: “Blerje kite reagente dhe materiale mjekësore për analizat e matësit ne gjak astrupograma (SET për 1 (një) Analizë)”.
Në tenderin e hapur është vendosur edhe çmimi për çdo njësi që do të blihet. Një njësi për kryerjen e testit nuk duhet të kushtojë më shumë se 305,5 lekë pa TVSH, dhe fituese do të shpallet kompania me ofertën më ekonomike të favorshme.
Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat deri më datë 28 shtator, dhe kohëzgjatja e kontratës është 24 muaj. Tenderi tjetër i hapur është nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit te Gjakut Tiranë, me fond limit prej 70.8 milionë lekë.
"Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër "Blerje kite reagente për testimin me metodën NAT (përfshire vënien ne përdorim te aparateve sipas specifikimeve teknike) Marrëveshje kuadër me një operator ekonomik ku te gjitha kushtet janë përcaktuara për një periudhe 12 mujore", thuhet në dokumentin e tenderit.
Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 12 muaj duke filluar nga data e nënshkrimit të marrëveshjes ndërsa ofertat duhet të dorëzohen deri në 28 shtator 2020.
Ndërkohë është anuluar tenderi i hapur nga ISHP për blerje kitesh me fond limit 14 milionë lekë për shkak se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7948
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT
8 Janar, 12:13
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor 2024, 11:49
-
A e mjekoi Berishën mjeku psikiatër Ulvi Vehbiu? Ish-punonjësi: Sa herë kishin probleme me të i thoshin, profesor merru me Salën
12 Dhjetor 2024, 11:41
-
I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)
9 Dhjetor 2024, 21:04
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16