Tiranë/ 5 shkolla të reja në sezonin e ri, Veliaj: I japim fund mësimit me dy turne! Hapim qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët me spektrin autik

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar hapjen e 5 shkollave të reja në kryeqytet me fillimin e vitit të ri shkollor ditën e hënë. Gjatë takimit me administratorët e shkollave të Tiranës, Veliaj tha se shkollat e reja i japin fund mësimit me dy turne.

Ai i bëri thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat pranë banesës së tyre, pasi të gjitha objektet janë ndërtuar me të njëjtat standarde dhe kanë të njëjtin nivel mësimdhënie.

“Këtë vit hapim 5 shkolla të reja. Vitin tjetër do të hapim 4 shkolla të tjera. Qshtë një revolucion sepse kemi shkuar, 45 plus 4, në 49 shkolla të reja. Për ata që nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë, kam 9 vjet që i pyes: më thoni një shkollë që keni ndertuar. Përgjigja e tyre është: Zero. 49 me 0 them se është një rezultat i mirë dhe shpresoj që ta mbajmë ritmin deri në fund. Për herë të parë në historinë e tranzicionit, shkolla “Avni Rustemi” kalon me një turn, nga një shkollë me dy turne që ishte.

Ka disa shkolla si “Mihal Grameno”, që janë ende me dy turne. Nuk janë me dy turne prej hapësirës, janë me dy turne prej mentalitetit. Mania që do i çojmë atje se ajo është shkolla më e mirë, se janë zyshat më të mira, është e pavërtetë. Me sistemin e ri, zyshat që kanë dalë të parat në sistem janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjitha shkollat”, tha Veliaj. 

Kreu i Bashkisë dha edhe një lajm të mirë për komunitetin e lagjes ‘Rilindja’, te Unaza e Madhe, dhe pranë Liqenit të Thatë.

“Kemi përgatitur projektin edhe për shkollat e reja në lagjen ‘Rilindja’, te Unaza e Madhe, dhe te ‘Liqeni i Thatë’. Po presim një VKM që të na çlirojë këto shkolla nga paketa e shkollave me projektin e PPP sepse mjafton një nga pronat të jetë e zaptuar ose në proces gjyqësor, dhe na bllokohen të 4 shkollat. VKM na lejon që t’i bëjmë shkollat te lagjja “Rilindja” dhe Liqeni i Thatë veç e veç. Mezi po pres, ndaj me të dalë VKM, do të nisim punën”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendrën më të madhe në Ballkan për të ndihmuar fëmijët me spektrin autik.  Ai theksoi se qendra “Pëllumbat”, që i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës, do të kthehet në një qendër model për trajtimin e fëmijëve.

“Ne kemi vendosur që të ndërtojmë qendrën më të madhe për të ndihmuar fëmijët me spektrin autik në Ballkan. Ashtu si Piramida është sot qendra më e madhe e kodimit, ne duam që edhe për engjëjt e tjerë të ofrojmë shërbimin më të specializuar. E ofrojmë në formën e psikologëve, logopedëve dhe asistentëve specialë në qendrat sociale, në disa nga shkollat dhe çerdhet tona, por nuk mjafton vetëm mësuesi ndihmës. Ne duam që qendra ‘Pëllumbat’ të kthehet në një qendër model për të trajtuar të gjithë fëmijët me aftësi speciale të spektrit autik dhe sindromës Down”, njoftoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
Veliaj takon administratorët e shkollave, sulmon Belind Këlliçin: S'ka mbaruar gjimnazin por di të djegë goma

1725629097_erionveliaj.JPG

Në prag të vitit të ri shkollor, i cili nis në 9 shtator, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e të gjitha shkollave të kryeqytetit, ndërsa një mesazh e pati edhe për opozitën.

Sulmoi dhe Belind Kelliçin i cili nuk ka diplomë të shkollës së mesme por se di vetëm të djegë goma para bashkisë, duke iu referuar aksioneve të opozitës me djegie gomash para bashkisë.

“Dua t’u uroj suksese kolegëve që kanë filluar detyrën si administratorë të 5 shkollave të reja që do të hapim ditën e hënë. Kemi shkollën “Emin Duraku”, një shkollë totalisht e re, ndoshta më e bukura sot në Tiranë, të cilën e ndërtuam me Bashkimin Evropian. Veç atyre që pengojnë dezinfektimin e shkollave, kemi edhe këta që vijnë e djegin goma para bashkisë, që flasin për shkollat - se ka fëmijë që shkojnë në shkollë, por ka edhe nga këta që nuk e kanë mbaruar shkollën dhe si fëmijë nuk kanë mësuar se në jetë ka edhe humbje, s’ke çfarë i bën, rrihesh me 60 mijë vota, duhet të gjesh një punë tjetër.

Në qoftë se shikohet me çfarë çmimi për metër katror bëhen shkollat e BE-së, është 20, 30, 40 deri 50% më shumë se sa ato që bën Bashkia e Tiranës. Pse? Sepse ata kanë edhe inxhinierë të huaj, burokratë, inspektorë të huaj, që rriten kostot. Për të gjithë ata që nuk e kanë mbaruar gjimnazin, por dinë të djegin goma, prandaj shkolla është e rëndësishme, ndaj duhet ta mbarosh gjimnazin, se aty kupton të bësh llogari, të mirëkuptosh edhe pse i huaji ka kosto më të lartë, se ai vjen më një rrogë tjetër”, sqaroi Veliaj.

Ai tha se gjatë muajit gusht është bërë një punë e madhe për të përgatitur ashtu siç duhet të gjitha godinat arsimore.

“Ju falënderoj që kaluat gushtin duke punuar për të sjellë në terezi shkolla që kanë pasur nevojë për mirëmbajtje të thelluar ose për të mbajtur standardin e shkollave të reja që kemi ndërtuar. Shumica e prindërve e mbështet dezinsektimin, dezinfektimin dhe deratizimin e shkollave. 99.9% e njerëzve, që janë njerëz normale, e kuptojnë se çfarë po bëni duke dezinfektuar mjediset, e kuptojnë se shkenca, OBSH-ja, BE-ja, që certifikon këto produkte, është shumë më e avancuar se budallallëku i atyre që besojnë se toka është e sheshtë”, tha Veliaj.

Xh.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit