Me ardhjen e stinës së dimrit, rastet me viroza tek fëmijët janë shtuar ndjeshëm, veçanërisht ato që prekin rrugët e frymëmarrjes. Mjekët raportojnë se simptomat më të shpeshta janë kolla dhe temperatura e lartë, të cilat në disa raste kërkojnë paraqitje të menjëhershme në urgjencë.
Mjeku pediatër Albert Lama ndau të shtunën këshilla praktike për prindërit se si duhet të veprojnë kur shfaqen simptomat tek të vegjëlit dhe kur është e nevojshme të paraqiten në urgjencën spitalore.
Sipas pediatrit, rastet që kërkojnë vlerësim spitalor janë ato kur fëmijët kanë temperaturë të lartë të shoqëruar me ethe, sidomos mbi 39 gradë, ose vështirësi në frymëmarrje. Në këto raste, ai këshillon që prindërit të mos presin më e t'i drejtohen Urgjencës.
"Kur fëmijët kanë temperaturë me ethe që shkon mbi 39 gradë, atëherë këto raste kërkojnë asistencë spitalore të përkohshme në urgjencë ose në varësi të gjendjes. Mjekim pa konsultën e mjekut në mënyrë absolute nuk duhet të niset, të vetmen gjë në shtëpi pa konsultë mjeku prindërit mund të japin një paracetamol ose ibubrofen sa i përket temperaturës mbi 38 gradë dhe më pas të paraqitet tek mjeku. Po të konceptojë fillimin e trajtimit pa recetën e mjekut kjo nuk është që hyn në anën profesionale” tha ai.
Komente










