Bilanci/ Sula: Në 5 vjet 71 kandidatë për poste dolën me dosje sigurimi

TIRANË- Në pesë vite, deri në dhjetor në 2021, 71 kandidatë për poste publike dolën me dosje të ish-sigurimit të shtetit. Lajmi u dha nga Gentiana Sula, Kreu i Autoritetit të Dosjeve gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve

Sula kërkoi shtrirjen e verifikimeve për lidhjet me ish sigurimin e regjimit të kaluar, për të zgjedhur në strukturat lokale.

“Sa i përket verifikimit të figurave. Kemi pasur dy blloqe institucionesh qe kanë dominuar, nga njëra anë organet e reja të drejtësisë KLP, KED, SPAK, BKH, ILD dhe prokurori dhe nga ana tjetër është vetting i policisë. Nga grupi i parë kemi gjetur rreth 13 kandidatë që figurojnë me dokumente në ish-sigurimin e shtetit ndërsa për procesin e vetingut në polici, janë verifikuar 94 kandidatë, dhe 6 prej tyre janë gjetur me dokumente në ish-sigurimin e shtetit”, u shpreh Gentiana Sula.

Në anën tjetër buxheti është i pamjaftueshëm, për gjetën e të zhdukurve në atë kohë. Në fund të raportimit, Sula bëri të ditur se nga ish Sigurimi i Shtetit mësohet se janë vrarë rreth 3 000 persona. Ajo po ashtu kujtoi se me propozim të Autoritetit të Dosjeve, 13 persona janë vlerësuar nga presidenti me medalje për dinjitetin njerëzor

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 06/07/2022 17:05

    Fakti se nga te zgjedhurit ka 71 persona te pleksur me ish sigurimin,duket qe po behet nje pune e mire.Mendoj se pa permendur emrat do te ishte me e sakte se ne veprimtarine e tyre keta persona kane zbatuar apo jo ligjin.Te punesuar ne sigurimin e shtetit nuk do te thote qe jane keqberes kur kane punuar konform ligjit.Sa per te"zhdukurit",nuk mendoj sedokumentat kane munguar.Per ata do te benit mire te pyesni Saliun e shpuren e tij se ku i degdisi dokumentat kur mori shtetin ne dore.Jam i bindur qe ai i ka dhe me to u ben shantazh njerezve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion