Pasi kanë ndjekur në lajme shembjen e urës në Xhenova familjarët e dy të rinjve shqiptarë që humbën jetën në këtë tragjedi me shpresë se s’do ishin prekur, s’kanë reshtur së telefonuari në celularin e Marjus Djerrës dhe Edi Bokrinës. Report Tv është ndalur në Shijak dhe Shkodër ku të afërmit e dy të rinjve kanë hapur dyert e mortit dhe presin e përcjellin ngushëllime.
Në një intervistë më Report Tv kushëriri i parë i mamasë së Marjus Djerrit shprehet se ceremonia mortore do të kryhet në Itali dhe ata deri mbrëmë vonë kanë pritur me shpresën se Marjus do të ishte gjallë.
“Kishim orë që nuk lidheshim dot me çunin, në orët e vona të natës e morëm vesh se Marjusi ka ndërruar jetë”,- shprehet Fatbardh Marku.
Po ashtu Marku sqaron se Marjusi ka qenë në Shqipëri deri tre ditë më parë për tu larguar pastaj sëbashku me familjen.
“Tani janë kthyer nga një dasëm. Marjusi ka tre ditë që ishte larguar nga Shqipëria. Ceremonia mortore do të bëhet në Itali”,- vijoi ai.
Marjus Djerri
Ndërsa këto janë pamjet nga fshati Oblik ku të afërmit e Edit sqarojnë se prej më shumë se 2 dekadash ai jetonte në Itali.
“Kishim shpresë që të mos ishte aty, i ramë telefonit por nuk na u përgjigj. E morëm vesh që ka ndodhur teksa shkonte në punë. Ai jetonte atje që prej 20 vitesh, ndërsa para tre ditësh festoi 3 vjetorin e martesës”,- u shpreh Fatmir Bokrina.
Familja Bokrina ende s’ka vendosur një ditë dhe orë për ceremoninë mortore, e cila do të kryhet në Shqipëri pasi ende s’ka mbërritur trupi i pajetë i djalit të tyre. Por si humbën jetën dy të rinjtë? I afërmi i Marjus Djerrës sqaron se ata ishin duke shkuar në punë ku Edi dhe Marjusi udhëtonin në të njëjtin furgon. 24 orë pas tragjedisë së Xhenovas ende bilanci i viktimave rritet ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit janë të hapura me shpresën për të gjetur të mbijetuar.
Deri këtë të enjte numri i viktimave ka arritur në 39 ku bëjnë pjesë dhe dy të rinjtë shqiptarë të cilët Shijakun dhe Oblikun e Shkodrës e kishin braktisur për shkak të emigrimit prej 2 dekadash. 24 orë pas tragjedisë së Xhenovas ende bilanci i viktimave rritet ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit janë të hapura me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Deri këtë të enjte numri i viktimave ka arritur në 39 ku bëjnë pjesë dhe dy të rinjtë shqiptarë të cilët Shijakun dhe Oblikun e Shkodrës e kishin braktisur për shkak të emigrimit prej 2 dekadash.
32-vjeçari jetonte në Itali që prej vitit 2000 bashkë me familjen. Në momentin e lajmit të vdekjes së tij, në Itali ka qënë vetëm i vëllai me bashkëshorten, ndërsa prindërit, të cilët ndodheshin në Oblikë për pushime janë nisur me urgjencë drejt Genovas.
Lajmi i vdekjes së tij është marrë nga familjarët rreth mesnatës, ndërsa në Oblikë janë hapur dyert e mortit.
Edi Bokrina
Lajmi kryesor: