Report Tv-Intervista/ Flet kushëriri i shqiptarit që vdiq në Genova: Si e morëm vesh lajmin e kobshëm

Tragjedia e Genovës nuk ka kursyer edhe dy shqiptarë të identifikuar si Edi Bokrina dhe Marjus Djerri. Për ‘Report Tv’ ka folur sot djali i xhaxhit të Marjusit, Agron Djerri, i cili ka treguar detajet se si e kanë marrë vesh familjarët lajmin e kobshëm të vdekjes së tij.

Sipas Agronit, babai i Marjusit ka qënë në Milano dhe është lajmëruar nga e bija për t’u kthyer pasi i biri kishte humbur jetën.

Intervista e plotë:

1. Si e morët vesh që Marjusi kishte humbur jetën?

Më lajmëroi vëllai. Unë jam në Shijak.

2. Po ata si e morën vesh?

Vëllai ka qënë në Milano mbrëmë, e mori në telefon vajza e vetë dhe i tha se telefoni i Marjusit dilte i fikur. Ai kalonte aty çdo ditë se shkonte për në punë.

3. Ku punonte Marjusi?

Punonte kopshtar.

4. Sa vite kishte në Itali?

Ka ikur që 2-3 vjeç nga Shijaku bashkë me familjen.

5. Prindërit janë akoma atje apo kanë ardhur në Shqipëri?

Jo, janë atje. Ishin këtu me datë 3 gusht se kanë pasur dasmë, martohej vajza e xhaxhait të vetë.

6. Familjarët e kanë tërhequr trupin e Marjusit?

Jo, akoma nuk e kanë tërhequr. Është akoma në morg.

7. Kur pritet të sillet për t’u varrosur në Shqipëri?

Ende nuk i dihet gjë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Daja i Marjus Djerrit për 'Report Tv': Arriti i gjallë në spital por Zoti e donte për vete

Pas djalit të xhaxhit të Marjus Djerrit, njëri prej shqiptarëve që humbi jetën në tragjedinë e Genovas, një tjetër familjar ka folur për ‘Report Tv’.  

Daja i Marjusit, Fatbardh Marku është shprehur se lajmin e morën vesh nëpërmjet mediave dhe se deri në çastet e fundit kishin shpresa pasi nuk i kishin thirrur në morg por në spital.Intervista e plotë:

1. Si e morët vesh lajmin?

E morëm vesh nëpër media. Familja e tij atje e kishte kuptuar më parë sepse nuk po lidheshin dot me të.

2. Çfarë lidhje kishte Edi Bokrinën?

Ishin miq, nëna e marjusit kishte një firmë pastrimi dhe kishte punësuar disa shqiptarë. Prandaj ishin në të njëjtin mjet sepse Marjusi po shkonte tek puna e të ëmës.

3. Kur ka qënë hera e fundit që e keni takuar 22-vjeçarin?

Ka tre ditë që është larguar nga Shqipëria. Nuk ka fjalë për Marjusin. Ai dinte vetëm të të puthte. Zoti e donte për vete.

4. Keni folur me familjarët? E kanë tërhequr trupin nga morgu?

Jo, trupin nuk kanë tërhequr akoma. Për Marjusit kishim shpresa deri në momentin e fundit,  se familjen Edit e thirrën direkt në morg, ndërsa ne na kërkuan në spital.

5. Ka ardhur ndonjë nga familjarët e Marjusit në Shqipëri?

Jo, nuk kanë ardhur sepse ceremonia nuk do të zhvillohet në Shqipëri, ceremonia do të zhvillohet atje. Këtu do të rrimë dy-tre veta sa për të pritur njerëzit. 

Ora 12:30
Tragjedia në Genova, në Oblik e Shijak pllakos zija. Flasin familjarët e Marjus Djerrës dhe Edi Brokinës

Pasi kanë ndjekur në lajme shembjen e urës në Xhenova familjarët e dy të rinjve shqiptarë që humbën jetën në këtë tragjedi me shpresë se s’do ishin prekur, s’kanë reshtur së telefonuari në celularin e Marjus Djerrës dhe Edi Bokrinës. Report Tv është ndalur në Shijak dhe Shkodër ku të afërmit e dy të rinjve kanë hapur dyert e mortit dhe presin e përcjellin ngushëllime.

Në një intervistë më Report Tv kushëriri i parë i mamasë së Marjus Djerrit shprehet se ceremonia mortore do të kryhet në Itali dhe ata deri mbrëmë vonë kanë pritur me shpresën se Marjus do të ishte gjallë.

“Kishim orë që nuk lidheshim dot me çunin, në orët e vona të natës e morëm vesh se Marjusi ka ndërruar jetë”,- shprehet Fatbardh Marku.

Po ashtu Marku sqaron se Marjusi ka qenë në Shqipëri deri tre ditë më parë për tu larguar pastaj sëbashku me familjen.

“Tani janë kthyer nga një dasëm. Marjusi ka tre ditë që ishte larguar nga Shqipëria. Ceremonia mortore do të bëhet në Itali”,- vijoi ai.
 

Marjus Djerri


Ndërsa këto janë pamjet nga fshati Oblik ku të afërmit e Edit sqarojnë se prej më shumë se 2 dekadash ai jetonte në Itali.

“Kishim shpresë që të mos ishte aty, i ramë telefonit por nuk na u përgjigj. E morëm vesh që ka ndodhur teksa shkonte në punë. Ai jetonte atje që prej 20 vitesh, ndërsa para tre ditësh festoi 3 vjetorin e martesës”,- u shpreh Fatmir Bokrina.

Familja Bokrina ende s’ka vendosur një ditë dhe orë për ceremoninë mortore, e cila do të kryhet në Shqipëri pasi ende s’ka mbërritur trupi i pajetë i djalit të tyre. Por si humbën jetën dy të rinjtë? I afërmi i Marjus Djerrës sqaron se ata ishin duke shkuar në punë ku Edi dhe Marjusi udhëtonin në të njëjtin furgon. 24 orë pas tragjedisë së Xhenovas ende bilanci i viktimave rritet ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit janë të hapura me shpresën për të gjetur të mbijetuar.

Deri këtë të enjte numri i viktimave ka arritur në 39 ku bëjnë pjesë dhe dy të rinjtë shqiptarë të cilët Shijakun dhe Oblikun e Shkodrës e kishin braktisur për shkak të emigrimit prej 2 dekadash. 24 orë pas tragjedisë së Xhenovas ende bilanci i viktimave rritet ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit janë të hapura me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Deri këtë të enjte numri i viktimave ka arritur në 39 ku bëjnë pjesë dhe dy të rinjtë shqiptarë të cilët Shijakun dhe Oblikun e Shkodrës e kishin braktisur për shkak të emigrimit prej 2 dekadash.



32-vjeçari jetonte në Itali që prej vitit 2000 bashkë me familjen. Në momentin e lajmit të vdekjes së tij, në Itali ka qënë vetëm i vëllai me bashkëshorten, ndërsa prindërit, të cilët ndodheshin në Oblikë për pushime janë nisur me urgjencë drejt Genovas.

Lajmi i vdekjes së tij është marrë nga familjarët rreth mesnatës, ndërsa në Oblikë janë hapur dyert e mortit.

Edi Bokrina
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaltra: 15/08/2018 12:09

    Ngushëllime për humbjen e djalit në këtë tragjedi italiane.Zoti t'ju jap forcë për ta përballuar .Shpirti ti prehet në paqe !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër