TIRANË-Tre persona janë prangosur, si autorë të zjarrvënies mbi tunelin e Krrabës.
Të arrestuarit janë Armand Ukaj 22 vjeç, Oltjan Deda 26 vjeç dhe G.P. 17 vjeç, të tre banues në fshatin Krrabë.
Në datë 6 gusht, tre personat e arrestuar mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk).
Policia deklaron se vazhdon punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, zjarrfikëset dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.
Materialet për tre personat e arrestuar u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale " Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor", parashikuar nga neni 206/b dhe 25 i Kodit Penal.
[gallery]23420[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO