Shqipëria hapi negociatat për një tjetër grupkapitull atë të ‘Marrëdhënieve me jashtë’. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se procesi i integrimit është përshpejtuar në mënyrë të jashtëzakonshme, falë angazhimit të Hungarisë dhe presidencës së saj.
Szijjártó nënvizoi se Shqipëria ka bërë më shumë përparim në 2 muajt e fundit sesa në 15 vitet e kaluara, duke hapur dy grupkapituj të rëndësishëm për anëtarësimin në BE.
"Pas 6 muajsh përpjekje mund të them që kemi arritur që të kemi një arritje si për ne, gjithashtu edhe hapjen zonës Schengen me dy vende të tjera, në mënyrë që të shpejtojmë përpjekjet tona dhe shpejtësinë për politikat e zgjerimit dhe aksesit për vendet e Ballkanit Perëndimor, nën presidencën hungareze ne kemi arritur ta përshpejtojmë. Kemi pritur për aksesin për gati 50 vite dhe kjo nuk është diçka e duhur, i detyrohemi një farë respekti këtyre vende dhe ky proces i ka patur datat e shtyra në mënyrë konstante dhe nuk ishte asgjë tjetër përveçse bllokimit që prej gati 15 vite nuk kemi parë as marrjen e masave as hapa të rëndësishëm përpara drejt zgjerimit. Do donim që të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor të jenë pjesë e BE. Në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar procesin e zgjerimit për Shqipërinë. Që nga viti 2009 Shqipëria e ka paraqitur kërkesën, në 2014 mori statusin e vendit kandidat dhe në 2022 nisën negociatat. Themeli i negociatave filloi vetëm këtë vit në konferencën hungareze, kemi pasur dy konferenca ndërqeveritare, dy grupkapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Më shumë ka ndodhur në 2 muajt e fundit se në 15 vitet e kaluara. Kjo paraqet sukses për Shqipërinë, presidencën hungareze dhe BE. Po e hapim këtë grup kapitull në mënyrë që Shqipëria të ecë para, pasi Shqipëria është vend i NATO, është pjesë e Këshillit të Sigurimit. Ky grupkapituill është i rëndësishëm për t’u hapur. Është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ketë sukës dhe t’ia arrijë. E rëndësishme për BP dhe Shqipërinë, anëtarësimi i saj do forconte BE duke parë edhe progresin ekonomik që ajo ka bërë", tha Szijjártó.
Lajmi kryesor: