TIRANË- Programet e doktoraturës në Shqipëri janë miratuar dhe tanimë secili nga departamentet është në fazën e shpalljes së kuotave të lira dhe kritereve përcaktuese të kandidatëve fitues. Rektori i universitetit të Tiranës Artan Hoxha thotë se të parët që përfitojnë janë ata pedagogë të cilët janë të kategorisë asistent lektor.

“Për ta hapur programin e ri është bërë një punë paraprake disavjeçare nga vetë institucionet e arsimit të lartë të cilat kanë identifikuar fushat e interesit, jo thjesht universitete sepse ne nuk kemi interesa të veçuara nga interesat e zhvillimit të shoqërisë. Kemi përcaktuar këto fusha dhe këta fusha janë verifikuar nga ministria e arsimit, fusha me prioritet dhe për zhvillimet që Shqipëria ka në përgjithësi jo vetëm për kërkimin shkencor por dhe procesin e integrimit të saj drejt BE”, tha Hoxha.

Zbehja e interesit të disa prej programeve të studimit si të mësuesisë apo dhe disa degëve të bujqësorit tha Hoxha po shihet të trajtohet me prioritet dhe në këtë kuadër po hartohet një vendim nga këshilli i ministrave që të ketë mekanizma mbështetës për profesione që shoqëria ka nevojë,por nuk ka kërkesa nga studentët.

“Mekanizma që për profesione që shoqëria ka nevojë, ka mungesë, nuk ka dhe kërkesa përveç atyre incentivave që ligji parashikon, të parashikohen dhe të tjera me VKM duke i mbështetur ata në këto programe studimi si nga pikëpamja financiare ashtu dhe nga mundësitë që u jepen për të studiuar edhe jashtë vendit", tha ai.

E për ranikimin e universitetit të Tiranës nga 'Ranking ëeb of universities' në vendin e 3786  nga 30 mijë univeresitet, rektori Artan Hoxha e ka nje përgjigjie.

“Është një e pavërtetë e thënë publikisht. Janë rankuar 31 mijë universitete në të gjithë botën, nga këto UT rankohet e 3786, po t’i biesh në % i bie  12-14 % të universiteteve më të mira. Dhe të thuash  që universiteti i Tiranës është rankuar dobët. Unë them që nuk është rankuar dobët, bile është rankuar lart", u shpreh rektori.

Në konferencën e rektorëve që zhvillohet një herë në 3 muaj u trajtua si problematikë dhe buxhetimi që ndikon edhe për kërkimet shkencore. Ndërsa në këto kushte të financave po punohet me mekanizma të tjera dhe platforma për të ecur përpara dhe me ndërkombtarizmin e universiteteve.