Hapet Dosja e inxhinierëve të
pushkatuar në Maliq në 1946-n

Hapet Dosja e inxhinierëve të<br />pushkatuar në Maliq në 1946-n<br>
Autoriteti për Dosjet e diktaturës ka prezantuar një nga dosjet më të errëta të periudhës së komunizmit që lidhet me ekzekutimin e inxhiniereve më të shquar shqiptarë që punuan për tharjen e kënetës së Maliqit.

Është hapur një nga dosjet më të errëta në historinë e diktaturës Komuniste, ajo e inxhinierëve që punuan për tharjen e kënetës së Maliqit që u ekzekutuan pas një gjyqi të bujshëm në nëntor të 1946-s.

Është dosja e të ashtuquajturës “Organizatë tekniko-sabotatore” që përbëhej nga Abdyl Sharra, kryeinxhinier: Kujtim Beqiri, drejtor në punimet e Maliqit dhe i diplomuar me medalje të artë në Universitetin e Vjenës; Vasil Mano, inxhinier në kënetë e bashkëshortja Zyrika (e cila u pushkatua shtatzënë). Kjo  ka çuar në zbulimin e së vërtetës së  ekzekutimit të viktimave të pafajshme.

“Që në shkurt të vitit 1946,  regjimi i thuri piketat se si do të vazhdonte në të ardhmen.  Dy piketat kryesore sigurisht ishte vijimi i luftës së klasave, që do të thoshte eliminimi i të gjithë kundërshtarëve politik, si dhe  përqasja më në lindje në politikën e ardhshme”-  theksoi historiania, Sonila Boçi.

Autoriteti për Dosjet në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit organizuan me këtë rast një takim përkujtimor. Të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave.

“Inxhinier Beqiri kur është varur ka kapur këtu litarin dhe ka rrëshqitur i gjallë në tokë. Atëherë ky luti zotin natyrisht, njerëzit thirrnin faleni, faleni!, por  komunistë nuk bënin falje. Ka vrapuar prokurori Hazendari dhe e ka ngritur në stol dhe e ka goditur me pistoletë pas kokës”- tha djali i Kujtimi Beqirit.

Ajka e Inxhinierëve që hodhën themelet e ndërtimit të vendit u akuzuan nga regjimi për lidhje dhe kontakte të herëpashershme me agjentët e UNRRA-s; bashkë me ta u dënuan Pandeli Zografi dhe Mario Guarnieri, gjeometra në kënetën e Maliqit; Eugenio Scaturro, italian, llogaritar në Maliq; Mihal Stratobërdha, Anastas Risto dhe Jani Vasili.

"Për ne si familje do të identifikoja  dicka që ka qenë shumë e vështirë. Ne kemi pesë të ekzekutuar, babai im, xhaxhai im, Avduli, por janë edhe dy kushërinjtë e parë. Ne na diskreditojë  Fatmir Gjata, ai kriminel shkrimtar, që bëri një libër “Këneta”. Nuk u mjaftua pa i ndërruar mbiemrin, por i la po këtë mbiemër”- shprehet Dejvis Sharra, nipi i Avdyl Sharrës.

A do të ndihmojë hapja e kësaj dosjeje për të gjetur edhe varret e munguara të viktimave.

“Këto 20 raste të personave të zhdukur, që kanë kërkuar qëe të gjenden edhe vendi i mundshëm i varrimit, nuk kanë rezultuar pozitive"-nënvizoi drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula.

.Nuk ka asnjë letër të shkruar për vendvarrimet?

-Në këtë rast nuk ka”-thotë Gentiana Sula

Pas ekzekutimit të përgjakshëm të inxhinierëve që punuan për tharjen e kënetës  së Maliqit regjimi komunist vijoi terrorin edhe me dënimin e 80 intelektualëve që kishim mbaruar studimet në shkollën Harry Fultc në Tiranë. Këto vendime të përgjakshme mbajnë vulën e ish-prokurorit Josif Pashko.

Redaksia Online
N.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Zelensky e konfirmon: Trupat ukrainase po luftojnë brenda territorit rus! Raketa ukrainase në Kursk

Lufta/ Zelensky e konfirmon: Trupat ukrainase po luftojnë brenda territorit rus! Raketa ukrainase në Kursk