Rrjeti i supermarketeve Conad ka zgjeruar aktivitetin e tij në Tiranë, duke hapur një tjetër filial në bulevardin “Zogu i parë” . Një numër i lartë klientësh ju drejtuan marketit që në ditën e inagurimit.
Pietro Tafuni, Administratori i Conad Albania u shpreh se cilësia, siguria ushqimore, produktet e shumta dhe çmimet konkuruese prej kohësh identifikojnë Conad Albania si zgjedhjen kryesore të klientëve.
“Është një treg që plotëson kërkesat e një konsumatori të mesëm dhe të lartë përsa i përket shpenzimeve, keshtu që për ne është një motiv krenarie të shtojmë ofertat me këto dyqane në Shqipëri. Conad është një kompani që gjithmonë ka synuar cilësinë, ka synuar produktin e freskët dhe nga ana e tregut shqiptar është vëne re një vëmendje e madhe ndaj produkteve italiane. Konsumatori shqiptar është një konsumator që gjithnjë e më shumë kërkon produktin cilësor , që kërkon mirëqenie për shendetin e tij”-shprehet ai.
Pietro Tafuni na njeh edhe me planet e Conad Albania për të ardhmen.
“Strategjia e radhës për Conad në shqipëri është të mbulojmë edhe ato zona ku ne nuk jemi prezente. Dyqani i radhës i Conad do të hapet në Berat. Vëmendja jonë e radhës është për kujdesin ndaj kuzhinës , kulturës sepse kështu krijojmë konsumatorët tanë, duke u krijuar aryre mundësinë të provojnë ushqimin , verën e receta të ndryshme në mënyrë që të provojnë produktet tona”-thekson administratori i Conad Albania, Pietro Tafuni.
Supermarketi i parë Conad në Shqipëri u hap në gusht të 2006, duke ju shtuar tryezave shqiptare produkte të cilësisë italiane. Conad Albania është në zgjerim të vazhdueshëm dhe sot numëron rreth 40 supermarkete dhe një Ipermarket.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO











