Hapet ekspozita e kartëmonedhave
shqiptare në Elbasan

Hapet ekspozita e kartëmonedhave<br />shqiptare në Elbasan<br>
Hapet për herë të parë në teatrin “Skampa” ekspozita Fragmente të historisë së Shtetit Shqiptar përmes kartëmonedhave. Kjo ekspozitë me karakter edukativ, përmes një koleksioni të rrallë kartëmonedhash shqiptare, pjesë e koleksionit të z. Julian Demeti, koleksionist, njëkohësisht anëtar Bordi i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë si dhe Anetar i Bordi i ADE, synon të informojë publikun e gjerë mbi vlerat historike, kulturore dhe numizmatike të ilustruara në kartëmonedhat shqiptare.

Ky koleksion u shoqërua edhe me objekte mbështetëse si kartolina, gazeta e revista të kohës, duke ofruar një pasqyrim më të plotë të evoluimit kulturor dhe numizmatik ndër vite në Shqipëri.

Rëndësia e kësaj ekspozite është sepse realisht bëjmë dy veprime shumë të mira: e para ta zhvillojmë edukimin nëpërmjet kulturës pra t’iu tregojmë këtu sidomos kartëmonedhat lokale të cilat janë një koleksion shumë i rrallë, si dhe shumë objekte të tjera që do mundohem t’jua tregoj nëpërmjet ekspozitës. Mbi të gjitha kartëmonedha e Elbasanit një nga katër kartëmonedhat e cila është e vetmja në Shqipëri që ndodhet aktualisht sot. Së dyti duke bërë këtë aktivitet kemi mundësi të bëjmë edhe një vepër të mirë duke ndihmuar këtë qendër që kujdeset për fëmijët në nevojë, dhe të gjithë ne ndjehemi mirë kur bëjmë një vepër të tillë.”, tha Demeti.

Karmonedha e parë që është ekspozuar daton e vitit 1913. Në ditën e parë të kësaj ekspozite, ajo u vizitua nga emra të njohur të Elbasanit, studiues, pedagogë, politikanë, njerëz të artit e kulturës të cilët shprehën vlerësimet e tyre për këtë koleksion të veçantë.

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini vlerësoi punën e Z. Demeti duke shpresuar që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë me bashkinë e Elbasanit.

Na vjen mirë që jeni sot në Elbasan. Elbasani meriton të flitet e shkruhet për historinë e tij, aq më tepër për kartëmonedhat.”, tha Sejdini

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 3 nëntor dhe të gjitha të ardhurat e këtij eventi do të shkojnë në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta të Qendra SHqiptare per Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta Elbasa.

[gallery]24499[/gallery]

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari