/ATSH-Gjergji Mima/ - Në kuadrin e 70- vjetorit të çlirimit të atdheut, në mjediset e Qendrës së Kulturës, Medias, Botimeve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit u çel sot një ekspozitë me punime nga më të njohurat të Piktorit të Merituar dhe Mjeshtrit të Madh të Punës, Fatmir Haxhiu, si dhe sallës së ekzpozitave në këtë Qendër iu dha emri i këtij piktori të shquar të vendit tonë.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në fjalëne saj përshëndetëse u shpreh se, "nuk do të kishin mjaftuar të gjitha këto për të treguar emocionin që unë kam sot për disa arsye që rrjedhin edhe për shkak të familjes nga ku unë vij, që është një familje artistësh edhe për shkak të miqësisë së vjetër të Nderit të Kombit Kel Kodheli me gjigandin Fatmir Haxhiu".
Por jo vetëm kaq, tha Kodheli, "është në nderin e Forcave të Armatosura të nderojmë sot një filastër të kulturës shqiptare, të nderojmë sot një gjeni të arti pamor, të atij në telajo dhe të asaj morale, të nderojmë sot një ish-ushtarak që kaq shumë i dha artit dhe kulturës shqiptare".
"Artistë si Fatmir Haxhiu rrinë atje lart dhe veprën e tyre na e kanë dhuruar ne këtu, ne do të vazhdojmë tua lemë brezave që vijnë, por një gjë nuk duhet ta harrojmë: arti është kuintesenca e shpirtit të një populli dhe këtë Fatmir Haxhiu ka ditur ta ruajë dhe ta pasurojë si shumë pak njerëz në vendin tonë", tha ministrja Kodheli.
Më tej Kodheli theksoi se, "duhet të ruajmë ato vlera të cilat vetëm një fashë e shoqërisë siç janë Forcat e Armatosura dinë ta bëjnë më mirë se të tjerët, ndaj ju falenderoj jo vetëm që keni ditur ta ruani kujtimin e Fatmir Haxhiut si një ish-ushtarak, por dhe që më keni dhënë mua mundësinë dhe brezave që do të vijnë për të rikujtuar kujtimin e një njeriu që largohet nga jeta vetëm fizikisht, por që do të jetë gjithmonë present".
"E këta mund të jenë vetëm artistët e kalibrit si Fatmir Haxhiu, prandaj le ti gëzojmë këto pak moment të veprave të tij, duke ju uruar pasdite të këndshme. Unë shpresoj shumë që dhe brezat e ardhshëm, fëmijët më së shumti të ushtarakëve tanë, të mund nën shembullin e profesor Fatmirit dhe të të gjithë profesorëve të shquar të artit pamor dhe jo vetëm kaq, të mund të jenë frymëzim, duke filluar pse jo dhe nga një sallë, siç është salla që do të mbajë emrin Fatmir Haxhiu sot e tutje", përfundoi ministrja Kodheli.
Me mjaft emocion u ndoq nga të pranishmit fjala që mbajti vajza e piktorit të shquar Fatmir Haxhiu, Arjana Maçi Haxhiu. Ajo pasi ka falenderuar në emër të familjes ministren Kodheli, gjeneralmajor Bazon dhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për nderimin që i bëjnë figurës së babait të saj, ka vijuar me disa fragmete të mara nga fjala e babait të saj, në ditën që atij ju dha titullit "Mjeshtër i Madh i Punës".
"Për mua ushtria ishte djepi që më rriti, më edukoi dhe më dha virtytet më të mira që i takojnë një njeriu human. Ushtria me bujarinë e saj edhe pse unë kisha mbaruar shkollën e lartë jashtë atdheut, për artileri, nuk u tregua e kursyer, por më hapi rrugën për të vazhduar studimet e larta për pikturë dhe nuk mjaftoi me kaq. Mbasi mbarova studimet më krijoi të gjitha mundësitë që unë të meresha me pikturë", tha e bija e artistit Fatmir Haxhiu.
Më pas ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe vajza e piktorit, znj. Arjana Maçi Haxhiu zbuluan pllakën me emrin e Piktorit të Merituar Fatmir Haxhiu. Në vijim të pranishmit vizituan ekspozitën me punime të përzgjedhura nga krijimtaria e Fatmir Haxhiut.
/Shqiptarja.com