Tirane- Është hapur gara ndërkombëtare 370 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës elektrike Vorë-Hani i Hotit. Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi do të jetë 120 kilometra e gjatë, do të ketë 12 stacione, 12 ura dhe një tunel 320 metra në Lezhe. Ky projekt është investim 50% i Bashkimit Evropian dhe 50% financim nga BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve.
I pranishëm në çeljen e garës ambasadori Silvio Gonzato tha se ri ngritja e sistemit hekurudhor është gurë themeli për integrimin rajonal dhe evropian.
Ndërsa për Bankën Evropiane ky projekt do të ketë impakt të madh edhe në ekonomi, teksa liston tre nga përfitimet më të mëdha të Shqipërisë.
Shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë, dhe koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do jetë 2 orë. Fluksi vjetor parashikohet në 2.3 milionë pasagjerëve ose 900 mijë ton ngarkesa mallrash në vit. Në fazën e ndërtimit të kësaj hekurudhe parashikohet të punësohen 1 mijë persona, ndërkohë në fazën e operimit do të ketë 100 punonjës. Kurse ministrja e Infrastrukturës njoftoi gjatë këtij aktiviteti se ka përfunduar studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë me gjatësi 105 kilometra.