Punimet për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit do të zgjasin plot 6 vite. Faza e parë e punës do të nisë në fund të këtij viti, për të përfunduar së ndërtuari në vitin 2030. Ky është afati i caktuar në projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me BERZH në vlerën prej 98 750 000 eurosh për këtë projekt.
Në relacionin e projektligjit të depozituar në Kuvend thuhet se rehabilitimi i kësaj linje hekurudhore, do të bëhet në parametrat e BE, ndërsa kredia duhet të shlyhet brenda 17 viteve. Hekurudha e re do të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do jetë 2 orë.
“Projekti parashikon ndërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, ndërtimin e një tuneli me gjatësi 320 metër, ndërtimin e 12 urave etj. Me ndërtimin e kësaj linje hekurudhore pritet një fluks udhëtarësh prej 2 300 000 udhëtarësh/vit dhe volum mallrash prej 900 000 tonësh/vit”, thuhet në relacion.
Kjo linjë përveç se lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të ketë shtrirje edhe në Portin e Durrësit. Plani i BE është që kjo hekurudhë të zgjatet edhe më tej, duke përfshirë, Beogradin, Zagrebin, Lubjanën dhe Budapestin. Sipas relacionit përmes këtij projekti do të rritet siguria për udhëtarët, rritet shpejtësia e trenave, do jetë një hekurudhë lidhëse me vendet fqinje e më tej duke rritur ekonominë si dhe promovon transportin e gjelbër.
Kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, një pjesë e së cilës do të mbulohet edhe nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.
Dokumenti/ Pr/ligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me BERZH për rehabilitimin e linjws hekurudhore Vorë-Hani i Hotit
Relacion për projektligjin, 'Rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit'
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
63.3%
-
Negativisht
28.4%
-
Nuk kam mendim
8.3%
Vota total: 1825
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor, 10:49
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë
14 Dhjetor, 10:29
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
136 milionë Euro granti i BE për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Qeveria miraton marrëveshjen me BERZH-in
25 Shtator, 18:45
-
S’ka rritje të çmimit të biletës, transporti urban në Tiranë drejt subvencionit 12 lekë për biletë për shtimin e kostove
16 Gusht, 13:50
-
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi për projektin 356 milionë euro
1 Gusht, 07:10
-
Fatos Çoçoli: Pse BE na dhuron 136 milionë euro?
28 Korrik, 09:06
-
Kuvendi miraton përbërjen e Komisioneve 'Antikorrupsion', e drejton Fatmir Xhafaj! Miratohet dhe 'Dezinformimi' me në krye Erion Braçen! 7 deputetët që votuan kundër
6 Qershor, 18:03
-
Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë gati në 2025, linja do shërbejë edhe për qëllime ushtarake! Në gusht studimi për Rrogozhinë-Pogradec
3 Qershor, 22:57
-
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, kalon huaja 98 milionë euro! 1000 punonjës për ndërtimin e saj
3 Qershor, 22:37
Te mbaroje kjo Tirane Durres njehere qe eshte sa 1/3 e kesaj. Nese Tirane Durres po shkon 10 vjet, kjo do marre 30 vjet. Prandaj mos e vini tiganin ne zjarr para kohe!
PërgjigjuMire qe u kujtuat,por 6 vjet per nje reabilitim e modernizim te nje hekurudhe ekzistuese.eshte pak si shume!! Xhaxhi me pune aksionistesh,me mjete mesjetare,kazma,lopata,qysqi e vare'dhe i perfundonte me shpejt se sa keta!
PërgjigjuUne di qe i kishim hekurullat, e me pak investim mund te ribeheshin.Ah harrova jemi Shqiptare prishim edhe stacionin e trenit ne Tirane ne ,per te bere bulevard.Tani besoj qe treni nga Tirana per Durres do niset nga Durresi per ne Durres!!!Mjere ne por vete e kerkuam Demokracine e çekun e bardhe besoj qe e mbani mend!!!
Përgjigjuduhet mbaruar me shpejt se 2030...dhe te behet dhe linja durres-pogradec-korce,,,dhe linja,,durres-fier,-vlore-sarande,...
PërgjigjuNORMAL qe do ta lidhin gjithe shqiperine. 7 vjet jane shume per kete hekurudhe, sepse eshte vetem rehabilitim
Deri ne 2030 ska me mbet kam shqiptari ne shqiperi , por vetem pensionista
PërgjigjuAq ma mire. Le te gezohen pensionistat.