Kuvendi miraton përbërjen e Komisioneve 'Antikorrupsion', e drejton Fatmir Xhafaj! Miratohet dhe 'Dezinformimi' me në krye Erion Braçen! 7 deputetët që votuan kundër

Tirane- Kuvendi i hapi sot dritën jeshile përbërjes së dy komisioneve të posacme parlamentare, të ngritura me propozim të Partisë Socialiste në pushtet atë të "Antikorrupsionit"  dhe të "Dezinformimit"

Projektvendimi “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” u miratua me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim.

Sipas projektvendimit të miratuar sot në Kuvend, komisioni do të kryesohet nga deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj dhe do të ketë në përbërje 11 anëtarë, ndërkohë që zëvendëskryetari do të propozohet nga opozita.

Po ashtu me 73 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi miratoi edhe projektvendimin “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Komisioni do të përbëhet nga 11 anëtarë dhe do të kryesohet nga deputeti i PS-së, Erion Braçe, ndërsa zëvendëskryetari do të propozohet nga opozita.

Deputetët që votuan kundër komisionit të posaçëm parlamentar 'Antikorrupsion'
1 -Lindita Metaliaj
2- Dashnor Sula
3- Agron Shehaj
4- Oerd Bylykbashi
5- Tritan Shehu
6- Dashamir Shehi
7- Kasem Mahmutaj
Abstenim- Bujar Leskaj
Deputetët që votuan kundër komisionit të 'Dezinformimit'
1- Lindita Metaliaj
2- Kasem Mahmutaj
3- Oerd Bylykbashi
4- Agron Shehaj
5- Edmond Spaho
6- Isuf Çelaj
7- Tritan Shehu

Në momentin që Lindita Nikolla hapi votimin një pjesë e madhe e deputetëve të Rithemelimit u larguan nga salla e Kuvendit.

Ndërkohë deputeti i opozitës Dashnor Sula, e quajt komisionin “Xhafaj-Koti” dhe akuzoi për mungesë transparence.

“Urime komisioni Xhafaj-Koti, nuk keni transparencë fare. Kemi tetë komisione të përhershme, duhet të keni patur parasysh që duhet të kishit përfshirë kryetarë dhe nënkryetarë të përhershëm, por kemi përfshirë vetëm pesë. Tre të tjera ju duken të papërshtatshëm, pse i keni përjashtuar tre komisionet të tjra që mos jenë në Komisionin Antikorrupsion. Shumë faleminderit dhe nuk e teproj kur them që është Komisioni Xhafaj-Koti”, tha Sula.

I. Përbërja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 
1. Fatmir Xhafaj kryetar (PS)
2. Klotida Bushka anëtare (PS)
3. Eduard Shalsi anëtar (PS)
4. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
5. Evis Kushi anëtare (PS)
6. Toni Gogu anëtar (PS)
7. Jorida Tabaku anëtare (PD)
8. Dhurata Tyli anëtare (PD)
9. Sorina Kote anëtare (PD)
10. Flutura Açka anëtare (PD)
11. anëtar (PD)
1. Milva Ekonomi anëtare zëvendësues (PS)
2. Erion Braçe anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)

Perberja e Komisionit te Posacem te Dezinformimit
1. Erjon Braçe kryetar (PS)
2. Etilda Gjonaj sekretare (PS)
3. Bledar Çuçi anëtar (PS)
4. Pandeli Majko anëtar (PS)
5. Mimi Kodheli anëtare (PS)
6. Enslemvera Zake anëtare (PS)
7. anëtar/e (PD)
8. anëtar/e (PD)
9. anëtar/e (PD)
10. Mesila Doda anëtare (Demokraci dhe Integrim)
11. Fatmir Mediu anëtar (Aleanca për Ndryshim)
1. Bardhyl Kollçaku anëtar zëvendësues (PS)
2. Alban Xhelili anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)

Seanca 

Seanca e sotme e kuvendit e cila nisi në 10:00 u shoqërua me debate dhe tensione brenda dhe jashtë parlamentit. Sali Berisha, edhe pse në arrest shtëpie që prej dhjetorit 2023 u bë ‘mollë sherri’ në Parlament. Rithemelimi kërkoi gjatë paradites rikthimin e Berishës në grup parlamentar, nga ku u përjashtua nga Lulzim Basha që prej shtatorit 2021. Për kryetaren e Kuvendit duhet një vendim partie për këtë. Ky qëndrim solli edhe bllokimin dhe kaosin për gati 2 orë. Flamur Noka u përjashtua nga seanca për fjalor dhe sjellje të pahijshme ndërsa mazhoranca refuzoi edhe kërkesën për debat për episodin në Rai3.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:34
Kuvendi miraton huanë për Hekurudhën Vorë - Hani i Hotit! Dritë jeshile dhe për pagat e prapambetura të punonjësve të Poliçanit

1717695947_4d43fde77bf64cba8bc8723c4eadba2d.jpg

Kuvendi miratoi në seancën e sotme me 86 vota pro dhe 1 abstenim Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Në total kjo hekurudhë do të kushtojë afro 373 milionë euro ndërkohë që 98.7 milionë euro janë kredi nga BERZH, janë 130 milionë euro grant nga BE dhe pjesa tjetër financim nga shteti. 

Punimet për këtë projekt parashikohet të zgjasin plot 6 vite, dhe faza e parë e punës do të nisë në fund të këtij viti, për të përfunduar së ndërtuari në vitin 2030.Hekurudha e re do të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do jetë 2 orë. Për projektin e ndërtimit do të angazhohen afro 1000 punonjës ndërsa pas përfundimit pritet të ketë një staf prej 100 personazh që do të punojnë për operimin dhe menaxhimin e linjës. Kjo vepër infrastrukturore do të jetë e ndërtuar në mënyrë të tillë që të përdoret dhe për qëllime ushtarake, vec transportit të mallrave dhe pasagjerëve. 

Pagat e prapambetura të punonjësve të Policanit

Kuvendi miratoi me 89 vota pro dhe asnjë kundër pr/ligjin “Per financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish- punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan".Ndërkohë është rrëzuar me 72 kundër e 20 pro amendamenti i propozuar nga Ferdinand Xhaferraj që përveç pagave të prapambetura ti paguheshin edhe interesat vjetore.

Përfitues do të jenë 127 punonjës të palikuiduar për periudhën shkurt 2017 deri më 31 dhjetor 2020. Po ashtu do të përballohen efektet financiare për 4 punonjës aktualë, për vitet 2021- 2023

Votime të tjera 

-Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10 129, date 11.5.2009, "Per giendjen civile'', te ndryshuar u miratua me 73 vota pro, 0 abstenim, 15 kundër.

-Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shiperise dhe qeverisë së Republikës se Turqisë për bashkëpunimin për zhvilim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit e Programeve të TIKA-s në Shqipëri" u miratua me 88 pro, 0 kunder, 0 abstenim.

-Projektligji "Per ratifikimin e traktatit te miqesisë dhe bashkëpunimit ndermjet Republikes se Shiperise dhe Ukraines", 91 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.

- Projektligji "Per miratimin e vendimit nr. 1/2023 te Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale per Regullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane te Origjines per ndryshimin e Konventës Rajonale per Regullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane te Origjines dhe të rekomandimit nr. 1/2023 të Komitetit te Perbashkët te Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjines, ne lidhje me perdorimin e certifikatave ët garkullimit et leshuara en mënyrë elektronike, të dates 7 dhjetor 2023"  u votua 87 pro, 0 kunder, 0 abstenim

Projektligji "Per nje ndryshim ne ligjin nr. 7918, date 13.4.1995, "Per miratimin me ndryshime et dekrefit nr. 1030, date 23.2.1995, "Per emetimin dhe shperndarjen e bonove et privatizimit (lekëve te privatizimit) dhe dekretit nr. 1049, date 27.3.1995, "Per disa plotesime ne dekretin nr. 1030, date 23.2.1995'", të ndryshuar, u votua 82 pro, 3 kunder, 3 abstenim.

Ora 18:33
VIDEOLAJM/ Kuvendi i hap dritën jeshile dy komisioneve të posaçme, Fatmir Xhafaj e Erion Braçe bashkë në oborr pas votimit

 

Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe tashmë do të drejtojnë dy komisione të posaçme të ngritura me propozim të Partisë Socialiste.

 Ata janë filmuar në oborrin e Parlamentit pasi me 73 vota pro e 7 kundër u votua përbërja e “Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Po me kaq vota kaloi dhe përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratikë të vendit” 

Ora 12:09
Komisioni antikorrupsion, Sula: Kontroll mbi drejtësinë, doni të shpëtoni të akuzuarit nga radhët e PS

Ngritjen e komisionit anikorrupsion deputeti i PD Dashnor Sula, e ka cilësuar si një tentativë të mazhorancës për të kapur drejtësinë.

Nga foltorja re Kuvendit, ditën e sotme Sula u shpreh se arsyeja e vetme e ngritjes së komisionit është për të hequr shpërdorimin e detyrës nga Kodi Penal që të shpëtojnë nga drejtësia ata që akuzohen nga SPAK nga radhët e PS.      

“Ju po ngrini komisionin që do të kontrolloni drejtësinë, pse nuk u kujtuat para disa vitesh keni kaq vite në pushtet.  Flitet dhe diskutohet nuk e kemi në kontroll planin e malokëve tek SPAK, keni filluar të gjeni ku kanë njerëzit, pronat për ti bërë presion. Arsyeja që do të ngrini këtë komision është për të hequr shpërdorimin e detyrës nga kodi penal, sepse drejtues të lartë janë të akuzuar nga SPAK dhe ju doni që ta hiqni këtë gjë. Ju doni ta hiqni shpërdorimin e detyrës që të mos akuzohet asnjë nga SPAK.  Këtu fle lepuri.  Ju këtë po manipuloni”, tha ai.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 07/06/2024 11:33

    Kryekrimineli fatmir xhafa në krye të komisionit anti-korrupsion.

    Përgjigju
  • Scutari: 07/06/2024 07:42

    Një vërë në ujë do të bëjnë! E shtyjnë kështu edhe nja 6 muaj dhe populli i shkretë pret sikur çfarë do të bëhet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!