Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për kryeprokurorin e Përgjithshëm. Në garë për këtë post është edhe kryeprokurorja Arta Marku. Mësohet se Pokrurorët kandidatë për këtë post kanë 30 ditë afat për të paraqitur dokumentet e tyre.

Kreu i KLP Gent Ibrahimi deklaroi në mbyllje të mbledhjes së komisionit se emrin e Kryeprokurorit të Përgjitshëm përpara korrikut ndërsa proceurat për SPAK do të varen nga ecuria e vettingut të kandidatëve.

"Rregulloret përkatëse që parashikojnë kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve dhe procedurat që do të ndjekim në për t'i përzgjedhur ata janë botuar në fletoren zyrtare ditën e premte. Brenda të premtes së kësaj jave fillon puna për shqyrtimin e kandidaturave të SPAK që do të zgjase rreth 40 ditë.

Ne sot do të shpallim thirrjen për ata që duan të aplikojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm nis periudha e pritjes për kandidaturat.Sot e shpallim thirrjen. Brenda 30 ditësh do mblidhen kandidatët.

Cdokush që do të përzgjidhet në treshen e kandidaturave, është një pozicion që nuk ka shumë nevojë për shumë komente. Ne bëjmë përzgjedhjen e tre kandidaturave dhe përzgjedhja bëhet në Kuvemd.

Emrin do e kemi brenda korrikut. Për SPAK-un hapat janë pak më të paparashikueshëm sepse lidhet me procedurat e vettingut", u shpreh Ibrahimi.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në mbledhjen e kësaj të hëne KLP zgjodhi edhe komisionin që do të vlerësojë aftësitë e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për SPAK, ku sipas Ibrahimit ky proces do të nisë brenda javës.

Në këtë mbledhje u caktuan edhe dy drejtuesit e komanduar në prokurorinë Lushnje Arben Dyla dhe Violeta Shkurta në Fier të cilët zëvendënsojnë të shkarkuarit nga vettingu.