Hapet Kapshtica vetëm për hyrjen në Shqipëri, nga sot mund të vijnë këmbësorët dhe kamionët e mallrave! Përjashtohen këto kategori

Hapet Kapshtica vetëm për hyrjen në Shqipëri, nga sot mund të vijnë këmbësorët dhe kamionët e mallrave! Përjashtohen këto kategori

Foto sot nga Pika Kufitare e Kapshticës

Nga sot e në vazhdim pika Kufitare Kapshticë do të hapet vetëm për hyrjen në Shqipëri të këmbësorëve dhe të kamionëve të mallrave, që vijnë nga Greqia.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë përmes një njoftimi thekson se autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash, kurse hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur.

"Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur", thuhet në njoftim.

Fillimisht Kapshtica u mbyll më 20 nëntor në kuadër të masave të marra nga shteti fqinj për frenimin e përhapjes së COVID, vendim ky që shkaktoi rradhë të gjata kamionësh. Ndërsa disa ditë më parë, si pasojë e përkeqësimit të situatës së COVID në Greqi, autoritetet greke shtynë deri në 14 dhjetor bllokimin e pikës kufitare të Kapshticës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:51
Hapja e Kapshticës vetëm për hyrje në Shqipëri, qytetari: Na lehtëson shumë! Bënim 300 km më shumë kur ishte mbyllur (VIDEO)

Me hapjen e pikës kufitare të Kapshticës vetëm për qytetarët që futen në Shqipëri, shofereët e kamionëve shprehen se kjo i ka lehtësuar shumë.

Gjatë periudhës që ka qenë e mbyllur, një prej qytetarëve shprehet se është futur në Greqi përmes Kakavijës ose nga Maqedonia e Veriut.

Ai thotë se kjo mënyrë i ka rënduar më shumë buxhetin e tyre pasi detyrimisht kanë përshkuar 200-300 km më shumë.

"Ne kemi udhëtuar nga Kakavija, nga Maqedonia. Ndërsa si kilometra kemi bërë 200-300 km më shumë. Si orë pune kemi bërë më shumë. Sot kam ikur nga Kakavija dhe jam kthyer në Kapshticë" - thotë një prej qytetarëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mihallaq: 07/12/2020 13:51

    Perse due pyetur eshte me deshir apo me ligje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb