Situata nga koronavirusi në Greqi ka detyruar autoritetet që të shtyjnë deri në 14 dhjetor bllokimin e pikës kufitare të Kapshticës.

Masat e marra janë të njëjta, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve (makina, autobusë dhe kamionë) si në hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë kësaj periudhe, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të shkojnë drejt Kakavijës.

Fillimisht Kapshtica u mbyll më 20 nëntor ku kanë shkaktuar rradhë të gjata kamionësh. Vendimi për mbylljen e kufijve ka ardhur për shkak të situatës së koronavirusit në Greqi.

Autoritetet mbyllën disa pika kalimi me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.