Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që duan të rriten në gradë, kanë momentin e tyre.
Me firmën e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, është hapur pas muajsh bllokimi, konkursi i gradave në Policinë e Shtetit. Në total janë 572 vende vakante, mes të cilëve 12 për “drejtues i pare”, 40 për “drejtues”, 200 janë “kryekomisar” dhe 320 “Komisar”.
Gara për aplikimet brenda radhëve të bluve është hapur më 17 nëntor dhe pritet të zgjas një muaj, deri më 17 dhjetor dhe pas kësaj nis faza e seleksionimit.
Kandidatët do vlerësohen me shkrim dhe gojë, përfshirë edhe performancën në detyrën që ka mbajtur më herët. Muhamet Rrumbullaku anuloi nismën e konkursit për gradën “kryekomisar” vetëm pak kohë pasi u emërua në detyrë në shtator 2022, e hapur më herët nga paraardhësi i tij, Gledis Nano.
Kryepolici i sapo emëruar Rrumbullaku vendosi ta anulojë me pretendimin e bërjes së ndryshimeve në strukturë. Ish-drejtuesi i policisë Gledis Nano kishte hapur garën për "kryekomisar" për 75 vende.
Hapja e garës për gradën “drejtues i parë” u krijon mundësinë elitave të reja të policisë të marrin poste drejtuese, të cilat prej vitesh duket se janë zënë nga një grup drejtuesish që vetëm riciklohen një herë në disa muaj, me emërimi nga një drejtori qarku në tjetrën.
Hapja e garës së gradave vjen në një moment deçiziv të Policisë së Shtetit, mes skandaleve për arrestimin e punonjësve të përfshirë me krimin dhe si një nevojë për përfshirjen e më të mirëve në kupolë, aty ku SPAK duket se ka shtrirë vëmendjen e tij këto muaj.
K.M/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.8%
-
Pak
41.1%
-
Aspak
30%
Vota total: 333
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ligji i Policisë kalon me votat e mazhorancës te ‘Siguria'! Miratohen ndryshimet, drejtuesit më të lartë me konkurs! Kontrolli në banesa për terrorizëm vetëm me leje prokurori
23 Korrik, 12:07
-
Nga shpejtësia tej normave te celulari në timon, gjobiten 27 mijë e 558 drejtues në një 1 javë! Në monitorim edhe Tuneli i Llogarasë
21 Korrik, 12:00
-
Pr.ligji i policisë së Shtetit, diskutim me debat te ‘Siguria’! Balla: Përmirëson organizimin e policisë! Metaliaj: Siguria në nivel 0! Ministri: Mos hidhni baltë
19 Korrik, 09:29
-
Fushata 'Bashkohu me Policinë' në Tiranë, Balla fton maturantët të vijojnë studimet në Akademinë e Sigurisë: Do t’ju çelë një mundësi të re në jetën tuaj
18 Korrik, 16:06
-
Masa kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, Shqipëria dhe Sllovenia forcojnë marrëdhëniet në fushën policore
16 Korrik, 16:59
-
Akademia e Sigurisë përfshihet në portalin ‘UAlbania’, 100 kuota për studime në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit
15 Korrik, 12:20
-
Zaloshnja: 2024, viti më i sigurt për jetën e banorëve të Shqipërisë në dekadën e fundit!
5 Korrik, 11:55
-
Policia bën bilancin për qershorin/ 378 persona në pranga, u sekuestrua 52 mln euro pasuri! 93 operacioni anti-drogë
4 Korrik, 10:33
-
Policia e Shtetit hap aplikimet për 400 pozicione në strukturat vendore
2 Korrik, 13:39
-
Urdhri i Policisë së Shtetit për të gjitha strukturat: Fikni kompjuterët, dyshohet për sulm kibernetik! Faqja online e paaksesushme
28 Qershor, 12:17
-
Formulari i policëve për lidhjet me krimin, Dervishi në ‘5 Pyetjet’: Kurth për të kapur bretkosa! Beci: Demagogji! Dema: Nivelet e larta ti hetojë SPAK
24 Qershor, 23:03
-
Spahiu: Pakënaqësia më e madhe e turistëve në Shqipëri është qarkullimi i çmendur rrugor
24 Qershor, 22:30
KU është urdhëri DPPSH për këtë përmbajtje..
PërgjigjuNgritja ne grada e spiuneve,bashkepunetoreve te krimit dhe servilave te drejtorave,se oficerat e ndershem dhe te karrieres i keni mbytur me verejtje te renda dhe nuk konkurojne dot.yyy race e poshter filloni e shisni testin tani .me mir koha e sales ja jepte graden atij qe donte vete por te pakten nuk tallej si tani.
PërgjigjuCoji lajm edhe Breçanitte kandidoj edhe ai
PërgjigjuU hap tenderi.
PërgjigjuNuk ka zhbllokim që të zhbllokojë bllokimin e policisë!! Shansi i kupolës të korrë ca leka me këtë rast dhe injorantët do të krenohen si "Kola jot" me gradat e komisarit!
PërgjigjuO rrumbullak i Grupit te Çiftelise nese te ka mbetur vetem pak dinjitet ik nje minute e më perpara e mos bej hije mbi dhè ne ate funksion
PërgjigjuKomenti me i sakte qe kam lexuar. Duhet te largohet menjeher nga aty