Hapet në Tiranë ekspozita “Toleranca
dhe bashkëjetesa ndërfetare në Oman”

Hapet në Tiranë ekspozita “Toleranca<br />dhe bashkëjetesa ndërfetare në Oman”
Ministria e Çështjeve Fetare të Shtetit (Sulltanat) të Omanit në bashkëpunim me Shoqatën “Alternativa e së Ardhmes” Alsar kanë organizuar në Tiranë të mërkurën ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Toleranca, Harmonia dhe bashkëjetesa paqësore ndërfetare në Oman”, raporton Anadolu Agency (AA)

Përmes kësaj ekspozite e cila është hapur në 26 vende të ndryshme të botës si në SHBA, Gjermani, Francë, Itali, Japoni, Gjermani, Brazil dhe vende të tjera, shteti i Omanit synon të promovojë kulturën fetare, tolerancën ndërfetare, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë të popujve dhe komuniteteve në shtetin e Omanit.

Një fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni mbajti edhe kryetari i Shoqatës Arsimore Kulturore Humanitare “Alsar”, Mehdi Gurra. Ai u shpreh ndër të tjera se: “Republika e Shqipërisë ka një përbërje heterogjene të bashkëjetesës  fetare, si muslimanët, katolikët, ortodoksët, një shembull ky për të gjithë Ballkanin dhe për të gjithë Europën. Duhet të mësojmë edhe nga bashkëjetesat e vendeve të tjera dhe këtë ekspozitë e pritëm me kënaqësi dhe dashuri, sepse është një eveniment i rrallë”.

Pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes ishte edhe këshilltari i kryesor i ministrit të Çështjeve Fetare të Shtetit të Omanit, Dr Mohammed Said al Marmari, njëherësh edhe projektues dhe drejtor i këtij projekti. Ky i fundit nëpërmjet një fjale përshëndetëse u shpreh se: “Përmes kësaj ekspozite kemi ardhur të përcjellim mesazhin e  harmonisë edhe mirëkuptimit midis të gjitha feve, popujve dhe etnive. Ky është një mesazh ku populli i Omanit dhe populli i Shqipërisë thuajse janë në harmoni, dhe kanë thuajse të njëjtin mesazh të përbashkët për të ia transmetuar botës për bashkëjetesën fetare.”

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe shumë personalitete të tjera si përfaqësues të Ambasadës turke në Shqipëri. Koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Prof. Dr. Birol Çetin, Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë, Ilir Hoxholli.

Ekspozita përbëhet nga 24 panele me shpjegime të detajuara të përkthyera në gjuhën shqipe, skulptura, dorëshkrime të vjetra, përfshirë këtu edhe kopjen e letrës së Profetit Muhammed (a.s) dërguar në atë kohë mbretit të Omanit.

Ekspozita “Toleranca, Harmonia dhe bashkëjetesa paqësore ndërfetare në Oman” do të qëndrojë e hapur deri më 3 maj 2015. 

ekspozite

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni