Me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadës Britanike, në Rinas është hapur sot Qendra e re e Pritjes dhe Intervistimit të shtetasve shqiptarë të kthyer nga vendet Shengen dhe Mbretëria e Bashkuar, pasi rezultojnë me qëndrim të parregullt në këto vende.
Zyra e pritjes përmban ambiente pune për punonjësit e policisë, si dhe ambiente të përshtatshme për të riatdhesuarit, veçanërisht femrat dhe të miturit.
Në ceremoninë e hapjes, Ambasadori Britanik, Nicholas Cannon evidentoi dmosdomërinë për zbatimin e rregullave nga ana e shtetasve shqiptarë dhe u bëri thirrje të gjithë personave, që kanë qëllim të emigrojnë në mënyrë të paligjshme në Britani, që të mos ta bëjnë këtë, pasi do të jetë një shpenzim i kotë parashë dhe kohe.
Ai theksoi se "mënyra më e mirë për qytetarët e këtij vendi është që të respektojnë rregullat".
Edhe Zv/Ministria e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, u bëri apel qytetarëve shqiptarë "të mos abuzojnë më qëndrimin në vendet Shengen, pasi çdo abuzim, duke qëndruar në mënyrë jo të rregullt në këto vende, duke thyer rregullat, do të shoqërohet me kthimin e tyre në atdhe".
Gjatë ditës së sotme me një avion të posaçëm u kthyen 44 shtetas shqiptarë, nga të cilët 34 nga Anglia dhe 10 nga Franca, të cilët rezultonin me qëndrim të parregullt në këto vende.
Në procesin e kthimit ka asistuar Z.Paul Morgan, Drejtor i Forcës Kufitare Europa JL, Z. Nick Hardwick, Kryeinspektori i Burgjeve.
Të kthyerit do t'i nënshtrohen procesit të intervistimit nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare dhe Migracionit./ATSH/
/Shqiptarja.com