Hapet një segment i aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII është hapur për qarkullimin e automjeteve në një pjesë të tij.

Loti që është hapur për qarkullimin e automjeteve ndikon në lehtësimin e lëvizjes, ndërsa krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit Shkumbin.

Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknikë të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII.

Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

Pamjet nga pjesa e hapur për qarkullimin e automjeteve të këtij aksi të rëndësishëm rrugor u postuan  në faqen e facebook të kryeministrit Rama. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjysma: 07/06/2024 13:32

    Hapet gjysma thuaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë