Hapet për turistët mrekullia e
Kosovës shpella "Gryka e Madhe"

Hapet për turistët mrekullia e<br />Kosovës shpella "Gryka e Madhe"
Kompania Balkan Natural Adventure për herë të parë për turistët e interesuar ka hapur mundësinë që të vizitohet shpella Gryka e Madhe, një nga mrekullitë e Bjeshkëve të Rugovës, pasi kompania është lidhur me speleologë që do të udhëheqin turistët më 14 qershor 2015.

Sipas njoftimit të kompanisë Balkan Natural Adventure, ky organizim do t’u ofrojë më shumë turistëve mundësinë që të përjetojnë një udhëtim të pazakontë dhe gjithsesi mbresëlënës që vlenë të kujtohet tërë jetën, ka njoftuar kompania.Udhëheqës i këtij udhëtimi do të jetë Mentor Bojku, një bjeshkatar dhe speleolog me përvojë, që është edhe pjestarë i ekipit të kërkim-shpëtimit të trajnuar rishtasi në Pejë.

Gjithashtu Mentori ka një përvojë të madhe të speleologjiosë dhe bjeshkatarisë, duke përfshi edhe ngjiitjen e Mount Blanch, maja më e lartë në Evropë.
Shpella Gryka e Madhe është shpella më e thellë e gjetur deri tani në Kosovë. Ajo është paraqitur në revistën evropioane të speologjisë dhe përbënë një mrekulli natyrore të Kosovës.
shpella
Ajo është hulumtuar nga speleolgët kosovarë së bashku me ata sllovakë, çekë dhe polakë. Në këtë shpellë ka pasur edhe zhytje në liqenet nëntokësore.Sipas kompanisë, ky udhëtim do të përfshijë vetëm një pjesë të shpellës, ate që tashme njihet si pëllëmba e dorës nga guidat dhe nuk paraqet asnjë rrezik për vizitorët, mirëpo është një aventurë e jo një shëtitje në park.
shpella

Drejtori i Drejtoratit për Zhvillim Ekonomik, Artan Gashi, përshendeti bashkëpunimin mes bizneseve të Pejës dhe organizatave jo qeveritare në ofrimin e produkteve turistike.
“Ne kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë të përkrahim iniciativat si kjo”, tha Gashi

(Marrë nga ATSH)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji