Hapet panairi i armëve, Vuçiç: Serbia do të vazhdojë të forcojë ushtrinë e saj, në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit

Hapet panairi i armëve, Vuçiç: Serbia do të vazhdojë të forcojë ushtrinë e saj, në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit

Pamje nga panairi

BEOGRAD-Serbi është hapur ditën e sotme panairi Ndërkombëtar i Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake ‘Partner 2021’. I pranishëm ishte edhe presidenti Aleksandër Vuçiç i cili deklaroi se Serbia do të vijojë ta forcojë ushtrinë e saj. Sipas tij, Serbia njihet sot në të gjithë botën për promovimin e paqes dhe stabilitetit.

“Në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit, por respekt për të fortët, prandaj është e rëndësishme të zhvillojmë industrinë e mbrojtjes. Është e rëndësishme të konkurrojmë me fuqitë e mëdha në promovimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, është e rëndësishme të ndërtojmë rrugën tonë edhe në këtë çështje dhe t’i zgjedhim ato fusha në të cilat mund të konkurrojmë, sepse nuk mundemi në të gjitha”, tha Vuçiç.

I pyetur sesi i sheh kritikat e BE dhe SHBA e Serbia blen armë nga Kina dhe Rusia, Vuçiç u përgjigj se Serbia është një vend i pavarur dhe çdo gjw bwhet pwr tw mirwn e popullit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar