Një rikrijim i ri i parkut imagjinar të Harry Potter u hap nga Studio Universale në qytetin perëndimor të Osaka-s në Japoni, ku mijëra fansa ishin mbledhur në pritje për të shëtitur të parët brenda botës imagjinare të librave të J.K. Rowling. Parku është quajtur “Bota e çuditshme e Harry Potter-it” nga personazhi kryesor i serive magjike të cilat mahnitën qindra mijëra adoleshentë në të gjithë botën.
Ekspozita e këtij parku është i dyti pas Diagon Alley, që u hap vetëm dy javë më parë nga Universal Studios Orlando. Në ceremoninë e hapjes zyrtare ishin dy aktorët Tom Felton, armiku kryesor i Harry-t, dhe Evanna Lynch të cilët bashkë me Drejtuesin e Universal Studios Glen Gumpel bënë një hapje sipas traditës më shkopat e tyre magjik.
Në fjalën e saj aktoria falenderoi të gjithë fansat për pasionin dhe entusiazmin që tregojnë pas kaq vitesh për filmin dhe librin, si dhe për mikpritjen e ngrohtë gjatë kësaj ceremonie. Ndërsa Felton u shpreh se ishte shumë i emocionuar që të gjithë fansat Japonëze do mund të shëtisnin në këtë park të mrekullueshëm dhe ndihej gjithashtu shumë i kënaqur për mikpritjen e ngrohtë.
Fansat ishin të veshur me kostumet karakteristike të studentëve të çuditshëm të shkollës magjike më të famshme në botë dhe një prej tyre u shpreh se ishte një fans shumë i madh i Harry Potter-it dhe se kishte lexuar çdo libër e parë çdo seri të filmave. Ndërsa një tjetër fans tha se atmosfera ishte fantastike dhe se ambienti ishte mbreslënës me çdo detaj sikur të ndodheshe në skenën ku janë xhiruar seritë e filmit.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO