Akademia e liçensuar e biznesit e administruar nga ALBtelecom tashmë ka hapur një tjetër profil të ri të fokusuar në Teknologjinë. Akademia e Teknologjisë së ALBtelecom është një program arsimor që administrohet nga ALBtelecom në kuadër të Akademisë së licencuar të Biznesit.
Në ceremoninë e nisjes së kësaj akademie ishin të pranishëm Ministrja e Inovacionit znj. Milena Harito, kryetari i bordit të ALBtelecom z. Giuseppe Farina, Drejtori I Përgjithshëm i ALBtelecom z. Erkan Tabak, Rekori i Universitetit Politeknik, profesorë e lektorë, drejtues të lartë të ALBtelecom dhe studentë të Universitetit Politeknik etj.
“Albtelecom është një kompani unike, e aftë për të ofruar gamën më të gjerë të shërbimeve teknologjike, fiks dhe mobile. Unë besoj se Albtelecom ka tërësisht mundësinë për të ndarë me studentët eksperiencën e vet dhe ndarja e kësaj përvoje është shumë e rëndësishme edhe për vetë Albtelecom dhe shtetin shqiptar në sektorin e telekomunikacioneve. Niveli dhe standarti ynë është i njëjtë me atë evropian, ne kemi teknologjinë më të mirë dhe stafin më të mirë e më të motivuar, “ tha kryetari i bordit të ALBtelecom z. Giuseppe Farina.
Sipas ministres së Inovacionit, Milena Harito ALBtelecom ka një roltë pazëvendësueshëm në Shqipëri.
“ALBtelecom ka një rol shumë të veçantë dhe të pazëvendësueshëm sepse është operatori më i madh fiks, dhe mobile dhe Tv,” u shpreh Harito.
Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom Erkan Tabak tha se ALBtelecom është një kompani lider në tregun shqiptar dhe ky fakt i ngarkon kësaj kompanie një përgjegjësi të veçantë në rang kombëtar që përputhet me kërkesat e një shteti në fushën e teknologjisë.
“Ne këtë kontekst ne jemi ndjerë gjithmonë të detyruar për të krijuar mundësi arsimimi dhe trajnimi për të rinjtë në Shqipëri. Në fillim ne kemi krijuar Akademinë e Biznesit dhe tashmë kemi të diplomuar studentët e parë. Tani po kalojmë te Akademia e Teknologjisë për t’i trajnuar studentët në lidhje me teknologjinë më të fundit. Në këtë pikë dua të theksoj faktin se të gjithë të diplomuarit në IT kanë pengesë praktikën. Me këtë Akademi ne duam të kontribuojmë duke dhënë praktikën tonë nga zhvillimet më të fundit të teknologjisë,” tha Tabak.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO