Hapet plotësisht rruga Tiranë-Elbasan

Hapet plotësisht rruga Tiranë-Elbasan

Rruga Tiranë-Elbasan është hapur plotësisht për trafikun. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili njofton se rruga është hapur në të dyja korsitë e saj, pa asnjë kufizim.

Ishte parashikuar që ky aks strategjik do të ishte plotësisht funksional në dy drejtimet e tij më 17 maj, por siç njofton ARRSH, për shkak të shtirave të shumtë që kanë rënë ditëve e fundit ka qenë e pamundur shtrimi i tapetit aslaftik. Kjo ka shtyrë në kohë hapjen e autostradrës Tiranë-Durrës, gjë e cila u bë e mundur vetëm më 4 qershor.

"Pas punës intensive të këtyre muajve, ARRSH ju njofton se rruga Tiranë - Elbasan sapo u hap e plotë për trafikun dhe të gjitha mjetet, në të dyja koristë e saj, pa asnjë kufizim dhe konform te gjitha normave dhe standardeve të sigurisë. Vonesa e shkaktuar ka ardhur për arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik për shkak të reshjeve që kanë shoqëruara këto muaj. Tashmë rruga është hapur plotësisht dukë shënuar një tjetër premtim te mbajtur për qytetarët", njofton ARRSH.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj