Në autostradën Tiranë-Durrës, prej disa ditësh, është hapur plotësisht qarkullimi në segmentin me katër korsi, nga Casa Italia deri në kilometrin e 6, te mbikalimi i Rinasit, duke zhbllokuar daljen dhe hyrjen në kryeqytet.
Kryeministri Edi Rama inspektoi përfundimin e punimeve, nga ku ministri i infrastrukturës Enea Karakaçi tha se tani do të nisë faza e tretë, me punimet për zgjerimin e rrugës nga mbikalimi i Rinasit deri te mbikalimi i Laknasit.
Sipas ministrit, në këtë pjesë të rrugës, ku krijohet një hinkë dhe trafik i mjeteve që shkarkohen nga 4 korsitë e reja, do të hapen edhe rrugë të tjera për ta zhbllokuar. Punimet fillimisht do të nisin me demontimin e të gjithë mbikalimit të Rinasit dhe ndërtimin e hyrje-daljeve dhe rampave të reja drejt aeroportit.
Ministri Karakaçi tha se edhe segmenti Kashar–Lekaj, pjesë e Korridorit Blu është në fazë përfundimtare të oponencës teknike dhe dokumentacionit, në mënyrë që të nisë zbatimi nga kontraktori.
Për rrugën Milot–Balldren, kreu i infrastrukturës së vendit tha se është në fazat përmbyllëse të procedurave dhe brenda dy-tre javësh, pritet shpallja e fituesit.
Lajm në përditësim...
Komente











Kjo eshte rruge me 8 korsi total ! Super keshtu duhet te behen zonat arterie kryesore , deri ne Durres pastaj deri ne Vlore Sarànde dhe Milot Balldren me 8 korsi dhe 2 emergjence pasi vjen dhe arteria me kamjon te Kosoves drejt EU Montenegro
PërgjigjuMe keto ritme per 300 vjet behen