Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e tij ambasadoren e SHBA-së në Greqi Kimberly Guilfoyle.

Diplomatja amerikane është pjesë e nënshkrimit të një marrëveshje 3 palëshe 20-vjeçare Shqipëri-Greqi-SHBA për gazin e lëngshëm. E pranishme në takim është gjithashtu e dërguara me punë e SHBA Nancy van Horn. Për këtë marrëveshje të nënshkruar ka reaguar dhe vetë ambasadorja e SHBA në Greqi.

“Isha i nderuar të udhëtoja në Tiranë për të çuar përpara axhendën energjetike të Presidentit Donald Trump dhe t’i bashkohesha kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike mes Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG për një marrëveshje 20-vjeçare amerikane të gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike, dhe sigurinë kombëtare, në të gjithë rajonin.

Jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Doug Burgum, Chris Ëright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik.

Kur United States, Albania dhe Greece punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, shkruan ambasadorja amerikane.

Lajmi në përditësim...