Të rinjtë në Lushnje tashmë do të kenë një hapësirë të dedikuar për ta për të zhvilluar aftësitë dixhitale. Ndërsa teknologjia po na rrethon e zhvillohet çdo ditë e më shumë, “Youth Tech Center” do t’u ofrojë të rinjve kurse falas në teknologji e programim, ka njoftuar kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
“’Youth Tech Center’, një hapësirë e re dedikuar të rinjve, vjen si investim i përbashkët i Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Bashkisë Lushnje. Një qendër moderne që do të ofrojë kurse falas në teknologji, programim dhe aftësi dixhitale për të rinjtë”, shkruan Rama.
Komente










