Pelegrinët dhe vizitorët e kishës së Shna Ndout në Laç tashmë mund të përfitojnë shërbim shëndetësor falas. Për herë të parë, në këtë vend të shenjtë është hapur Qendra Shëndetësore Verore, e pajisur me mjete dhe medikamente të nevojshme për të mbështetur nevojat e qytetarëve dhe besimtarëve.

Ky shërbim është pritur me entuziazëm nga vizitorët, të cilët e konsiderojnë të domosdoshëm praninë e një qendre shëndetësore për shkak të frekuentimit masiv te kishes.

Qendra do të jetë e hapur çdo vit nga marsi në shtator, duke përfshirë të martat e pelegrinazhit 13-javor, me staf mjekësor në gatishmëri 24/7. Qendra ofron ndihmë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme për çdo nevojë mjekësore, duke u ardhur në ndihmë besimtarëve dhe vizitorëve gjatë gjithë sezonit veror.