Hapet rruga për eksportin e produkteve shqiptare në Kinë

Hapet rruga për eksportin e produkteve shqiptare në Kinë

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe sigurinë ushqimore. Ky memorandum është një mekanizëm i rëndësishëm për t’i hapur rrugë eksportit nga Shqipëria në Kinë të produkteve me origjinë shtazore.

Nënshkrimi vjen pak ditë pas vizitës në Kinë të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i cili u takua me homologun kinez dhe bisedoi në mënyrë të veçantë për Protokollin e Karantinës. Qëllimi final është që vendi ynë të eksportojë drejt Kinës produkte me origjinë shtazore si qumështi e djathi apo peshku, mjalti etj.

Nënshkrimin e Memorandumit e bëri një ditë më parë në Kinë zv.ministrja e Bujqësisë​ dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi. Të dyja palët bien dakord të negociojnë dhe bashkëpunojnë në procedurat e inspektimit dhe karantinës së produkteve ushqimore të mbuluara nga ky Memorandum, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e palëve. Shqipëria është e interesuar të intensifikojë shkëmbimet tregtare me Kinën, sidomos në sektorin bujqësor dhe industrinë agropërpunuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë