ELBASAN - Aksi rrugor Tiranë-Elbasan është hapur sërish për qarkullimin e mjeteve në Ibë. Rruga u bllokua sot në mëngjes në orën 08:00 në të dyja kahet lëvizëse në fshatin Ibë, pasi firma që po merret me ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan bëri largimin e masivit të dheut që kishte rrëshqitur në ditët e fundit të dhjetorit.
 
Aksi rrugor ishte i kalueshëm, por për arsye sigurie u bë bllokimi i saj. Urdhri për bllokimin e rrugës që u publikua ditën e djeshme parashikonte punimet deri në orën 20:00 të së dielës. Por firma ka punuar me ritme të shpejta dhe duke qenë se nuk ka hasur në probleme të tjera, ka bërë pastrimin e rrugës në pak orë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)