Në Bari të Italisë është hapur një shkollë në gjuhën shqipe. Shkolla ku do të mësohet gjuha amtare quhet “Le Aquile di Seta”, ndërsa inaugurimi i saj u bë ditën e sotme ku e pranishme ishte dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Genta Mburimi dhe Dr. Alda Kushi.
Duke qenë se iniciativa nga shoqata e grave shqiptare në Bari, Mburimi shkruan në mediat sociale se: 'Kur shkruani për gratë, duhet të zhysni stilolapsin në ylber dhe ta thani faqen me pluhurin e krahëve të fluturës.'
Hapjen e saj e ka përshëndetur edhe kryetari i grupit Parlamenter në Partinë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se e ka pritur me kënaqësi të madhe këtë lajm të mirë, pasi sipas tij bashkëkombasit të cilët jetojnë në Bari do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Sipas Ballës kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.
M.Q./Shqiptarja.com'Me kënaqësi e prita njoftimin për hapjen e Shkollës në gjuhën shqipe në Bari të Italisë. Sigurisht një lajm i mirë për bashkëkombasit tanë të cilët jetojnë në Bari, pasi do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Padyshim një lajm i gëzueshëm edhe për ne në Shqipëri, pasi kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.'- shkruan ndër të tjera Balla.
Komente


Po ndonje perpjekje per mbledhjen,ruajtjen dhe mesimin e arberishtes eshte bere? A ka ndonje fjalor arberisht-shqip,bere nga gjuhetaret dhe akademiket tane?
Përgjigju