Hapet xhamia e re në Tiranë, Veliaj: Kush ndërton një xhami, ndihmon një zonë të tërë

Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe dhjetëra besimtarë të zonës, hapën dyert e xhamisë së re në rrugën “Hamdi Cullaj”.

Kryebashkiaku Veliaj uroi besimtarët dhe u shpreh se kush ndërton një xhami, ndihmon një zonë të tërë, që në ditën e nevojës, qoftë fatkeqësi apo situatë emergjente, gjejnë strehë, shpresë dhe dashuri. 

“Më vjen mirë që xhamia hapet në muajin e shenjtë të Ramazanit. Të qenit qytet, të qenit bashki, është e lidhur me xhaminë, sidomos Tirana, e cila ka lindur prej ndërtimit të xhamisë. E vlerësoj shumë kontributin e vëllezërve që shërbejnë cep e më cep. Kur ndodhi tërmeti, një pjesë e madhe e njerëzve që u ndjenë shumë të shqetësuar, të rrezikuar, u mblodhën në xhami, sepse ndjenë besim, duke u bërë bashkë me të tjerët për të kaluar një moment të vështirë. Gjatë kohës së pandemisë shumica e xhamive të Tiranës u kthyen në mensa për ata që ishin të vetmuar, që s’dilnin dot nga shtëpia”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë kontribuuar për njerëzit në nevojë, jo vetëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Dua të falenderoj me gjithë zemër ata që kanë kontribuuar, qoftë me ndërtimin e xhamisë, qoftë me zbukurimet e vogla; keni gjithë mirënjohjen time dhe shpërblimet e Zotit të madh”, tha Veliaj.

Myftiu i Tiranës, Lauren Luli tha: “Dita e sotme është nga ato ditë të lumturuara dhe të gëzuara, që jo vetëm që përkojnë me muajin e begatë të Ramazanit, por është gëzimi që na sjell hapja e kësaj xhamie, një prej atyre dhjetëra e qindra xhamive të cilat nuk u shërbejnë vetëm besimtarëve myslimanë, por të gjithëve”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/03/2023 03:03

    Z.Veliaj,se pari, mos harro se perfaqeson shtetin laik,jo kom.fetare, qe leshon delarata te tilla pa vend.Se dyti,nje zone ndihmohet me shkolla,emancipim,biblioteka,aktivitete kulturore,sportive,jo me obj.fetare dhe sa per mencat,ato financohen dhe nga filantropet,jo vetem nga org.fetare.

    Përgjigju
  • bejni: 30/03/2023 16:30

    po cke me xhamine dhe fene ti more i pafe, ti ske as din as iman, del e fol per fe ne muajin e ramazanit. po fajet i ka ai myftiu i tiranes, qe ju ben lavde ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet