Hapet zyrtarisht Euro 2016, Duka
'pret' tortën e Kampionatit Europian

Hapet zyrtarisht Euro 2016, Duka<br />'pret' tortën e Kampionatit Europian
Është zhvilluar mbrëmë në Paris, pritja zyrtare për delegacionet e 24 vendeve pjesëmarrëse në Kampionatit Europian. Vendasit kanë organizuar një event madhështor, i cili përveç mirëseardhjes kishte për qëllim që të jepte masazhin e paqes dhe bashkimit. Federata Shqiptare e Futbollit, është përfaqësuar në nivelin më të lartë.

Të pranishëm kanë qenë Presidenti Armand Duka, ZvPresidenti Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku. Gjithashtu në këtë festë, ka marrë pjesë edhe Federata e Futbollit të Kosovës, që është përfaqësuar nga Kryetari Fadil Vokrri.

Sot delegacioni shqiptar, do të ndjekë ndeshjen e hapjes në “Stade de France”, mes Francës dhe Rumanisë në orën 21.00. Më datë 11 qershor, herët në mëngjes delegacioni me krerët më të lartë të FSHF, do të niset drejt Lens, ku kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kundër Zvicrës, për finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit. 
Duka
Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak