23-vjeçari Erni Ndoj arriti të vidhte shumën prej 8 mijë euro dhe sendet e tjera me vlerë duke përdorur një kartë banke, për të hapur derën e të afërmit të tij në zonën e Kombinatit.
Zakonisht, hyrja brenda në këtë formë bëhet tek dyert që mbyllen nga jashtë dhe për t’u hapur duhet një çelës në gjendje normale, por hajdutët arrijnë të depërtojnë brenda në banesa përmes kësaj metode.
Rasti i konstatuar nga Komisariati nr. 6 i përket një të riu, i cili ka pasur informacion të detajuar se brenda në apartament ka para, ka ruajtur pronarët derisa kanë dalë jashtë në orët e mbrëmjes së të martës dhe ka hyrë për të vjedhur.
Paratë i riu i ka gjetur të ndarë në zarfe të ndryshme, siç vetë pronarët i kanë lënë, për të kryer pagesa të ndryshme nga një sipërmarrje vogël që kanë në zotërim. Në momentin që është arrestuar, paratë i janë gjetur të plota, të tubuara në një vend të vetëm.
Fillimisht pronarët e banesës nuk kanë pasur asnjë dijeni se ai mund të ishte autori, por policia i këshilloi të përhapnin fjalë gjithandej nëpër miqësitë e tyre që janë përftuar profile ADN dhe autori është identifikuar. 23-vjeçari me origjinë nga Rrësheni, i frikësuar, ka telefonuar një tjetër të afërm të familjes, i cili më pas njoftoi policinë, informoi gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Lajmi kryesor:
EMRI/ Vodhi mbi 8 mijë euro dhe flori në banesën e të afërmit të tij, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2456
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Merr hak për sherrin e bujshëm në Palasë, biznesmeni dhe 5 nga fisi dhunë barbare 48-vjeçarit në berberhane në Tiranë (PAMJET)
7 Janar, 15:46
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Mashtrim me investimet në bursa, arrestohen pronari dhe administratori Call Center-it! 3 në hetim (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 14:52
-
Tiranë/ Rama inspekton kantierin e godinave qeveritare në Sauk: Do akomodohen agjencitë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike
7 Janar, 12:55
-
Durrës, i kërkuar për vjedhje në një banesë, në pranga 36 vjeçari! Vodhi para e bizhuteri pasi sanitarja i siguroi kopjen e çelësit
7 Janar, 11:39
-
Tiranë/ Të maskuar me kapele goditën me sende të rënda 48-vjeçarin, 2 në pranga dhe 4 në kërkim, sekuestrohen 2 armë (EMRAT + VIDEO)
7 Janar, 10:19
-
Tiranë/ Shkolla 9-vjeçare 'Ahmet Gashi' pajiset me laborator të ri inteligjent, pjesë e rrjetit të 300 Smart Lab-eve
7 Janar, 08:12
-
Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)
6 Janar, 22:28
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Unaza e Madhe nuk zhbllokon trafikun, duhen 90 minuta nga Rinasi në Tiranë! Policia e semaforët inekzistentë (FOTOT)
6 Janar, 17:50
-
PS ktheu Majkon në Tiranë, Berisha: Kriminel i madh elektoral, i përgjuar nga SHIK me trafikantë në tavolinë
6 Janar, 13:22
-
Tiranë/ Goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë, 2 të arrestuar
6 Janar, 13:03