Hapi dyert e mbyllura të Xhamisë së Beratit në 1990, COVID-19 i merr jetën ish-Myfyiut Murat Dura

Hapi dyert e mbyllura të Xhamisë së Beratit në 1990, COVID-19 i merr jetën ish-Myfyiut Murat Dura

Ish-Myfyiu i Beratit, Murat Dura

Ndahet nga jeta ish-Myfyiu i Beratit, Murat Dura, njeriu fisnik e me vlera, që hapi në vitin 1990 dyert e mbyllura të Xhamisë së Beratit. Dura u prek nga Covid-19 dhe nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen. 79-vjeçari Murat Dura u prek pak kohë më parë nga Covid-19,por edhe pse mori mjekimin e nevojshëm,sëmundja agravoi dhe ai nuk mundi dot ta fitonte betejën me të. Lajmi i trishtë ka pikëlluar të gjithë besimtarëve mysliman.

Njeriu fisnik e me vlera të rralla, ishte pikërisht ai që në vitin 1990 hapi dyert e Xhamisë së Beratit,pas mbylljes së tyre nga komunizmi. Ai punoi 27-vite me radhë në Myftininë e Beratit,14-vite si Imam dhe 13-vite si Myfti dhe gjithmonë ka ngritur zërin për bashkëjetesën fetare dhe paqen mes njerëzve.

Dura gëzonte respektin dhe mirënjohjen e të gjithë beratasve pasi ishte jo vetëm një njeri i thjeshtë,me vlera dhe i dashur me të gjithë,por edhe një burrë "babaxhan" që ndihmonte njerëzit në nevojë dhe fëmijët jetim.

Ndarja nga jeta e ish-Myftiut Murat Dura shënoi edhe një "ditë zie" për Myftininë e Beratit, që mbylli dyert e saj ditën e sotme,në shenjë respekti e mirënjohje për veprën fisnike të tij.

Të shumta kanë qenë edhe mesazhet e ngushëllimit për familjen Dura nga familjarë,miq,të afërm e qytetarë beratas në rrjetet sociale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë