Komisioni Europian rekomandoi t’I jepet Shqipërisë statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
E bëmë pra hapin e parë në rrugën e gjate e të vështirë për të arritur atje ku në fakt jemi, kemi qënë, e do jemi; në Europë, prej së cilës, tersllëku historik, ne, dhe pothuaj krejt Ballkanin, i mbajti pa të drejtë larg me shekuj në një errësirë pllangat e fundit të së cilës, ende nuk janë zhdukur, ende na pengojnë të shohim.
Sipas një zhargoni tashmë fatkeqësisht të instaluar, dëgjojmë të thuhet se këtë Status "na e dhanë", jo rrallherë duke lënë të nënkuptohet edhe se "na e dhuruan". Çka është fyese, dhe e padrejtë, sepse nuk është e vërtetë, nuk korespondon me realitetin.Kur fjala është thjesht dhe vetëm për kushte që plotësohen ose nuk plotësohen, ne, efektivisht, këtë Status nuk na e dhuruan por e merituam.
Natyrisht që sapo i jemi nisur kësaj rruge të gjatë. Por ky hap i pare në rrugën drejt familjes europiane, rrugë që me çdo mënyrë duhet t'i ruhemi të mos bëhet kalvar, është megjithatë tepër i rëndësishëm.
Ne shqiptarët, që krejt natyrshëm duhej të ishimbrenda, për një kohë tepër të gjatë u detyruam të qëndronim jashtë shtëpisë së madhe europiane. Madje as në oborrin e saj, por përtej gardhit të oborrit. Tashmë na është hapur porta e madhe.Kemi hyrë në oborr dhe po trokasim në derë. Që edhe ajo derë, me liberalizimin e vizave, prej disa vitesh, na është hapur për cilindo nga ne.
Pra tanipër tani, në shtëpinë e madhe, hyjmë në mënyrë të kushtëzuar, vetëm për ta
vizituar, si të thuash, për të pirë një kafe, për të bërë një shetitje, dhe për tu kthyer brenda një afati. Prej pak ditësh, me marrjen e Statusit, ajo derë na është hapur për të hyrë të gjithë
brenda, për të pasur edhe ne hapësirën tonë brenda asaj shtëpie dhe atij oborri, në "mëhallën më të zilepsur të botës" së cilës natyrshëm i përkasim. Por për të hyrë përfundimisht na kerkohet plotësimi i disa kushteve. Të cilat kushte sigurisht që do t'i plotësojmë në afatet e duhura. Do plotësojmë pa dyshim në fare pak kohë çfarë na ka mbetur nga Reforma Parlamentare, problemet me Gjykatën e Lartë, me Ligjin e Nëpunësit Civil, si dhe, në një afat paksa më të gjatë, do ia arrijmë të bëjmë edhe zgjedhje të lira e të ndershme, të tilla që, dita kur ato zgjedhje do bëhen, të mos duket, si deri më sot, ditë sherri, por ditë mirkuptimi, vllazërimi, ditë paqeje.
Sa kohë nuk bëhet fjalë për fatin e individëve apo shtresave shoqërore, por për fatin historik të Kombit, si kryetar i Shtetit që jam, duke investuar të gjithë autoritetin që detyra më ngarkon, dhe duke mbajtur të gjitha përgjegjësitë që më përkasin, uroj dhe u sugjeroj me këtë rast krahëve të politikës të bëjnë edhe ata gjithçka lypset për mbarëvajtjen e ndërsjelltë, mirkuptimin reciprok, para përgjegjësive historike që kanë përpara në kryerjen si duhet të këtyre punëve dhe respektimin e afateve.
Përndryshe, po u sorollatëm me llafe dhe sherre edhe në këtë kryqëzim të rrugëve të historisë sonë, vërtet do t'i shkarkojmë mllefet dhe mëritë meskine, dhe do lehtësohemi disi, por brezat që do vinë do na gjykojnë rëndë, dhe pergjegjesia do bjerë mbi ne.
Në këtë kuptim dhe nga ky këndvështrim, mund ta themi pa frikë; Kemi përparuar.
Sigurisht që kemi përparuar.Por punë të rënda dhe urgjente kemi përpara.
Nga brenda skakierës politike pamja duket disi i zymët. Por po ta shohësh në tërësi nuk është ashtu. Punët nuk i kemi aq keq sa na le përshtypjen përditshmëria. Në fund të fundit, duke mos nënvlerësuarçfarë kemi bërë mirë, çfarë kemi bërë jo mirë, ose çfarë nuk kemi arritur ta bëjmë, kurrsesi nuk mund të thuhet se jemi keq. Provat janë. I sheh syri, i dëgjon veshi, i prek dora. Por jo nga brenda zyrave. Anembanë Shqipërisë.
Prandaj nuk ka arësye për tu tulatur apo dekurajuar. Ajo që, në këto rrethana duhet të bëjmë për të evituar rreziqet që kanosin Demokracinë tonë të brishtë është të krijojmë kushtet duke shtuar hapësirat për shpërthimin e impulseve, energjive, frymëzimeve të reja.
E para gjë që duhet të kemi parasysh është se Demokracia zhvillohet dhe lartësohet duke u përsosur ditë-pas-dite, jovetëm me dedikimin e disave, por me lodhjet e të gjithëve. Prandaj bashkëpunimi mes forcave politike është kushti i parë që duhet urgjentisht ta plotësojmë. Si për arritjen e paqes sociale, begatimin material dhe shpirtëror, dhe për atë që kemi tani përpara, bashkimin definitiv me familjen e madhe europiane.
T'i kryejmë këto punë duke marrë secili përgjegjësitë përkatëse, duke ruajtur dhe respektuar traditën, që Shqipëria, e cila Shqipëri ishte dhe Shqipëri është, edhe brenda Europës, Shqipëri të vazhdojë të jetë.
Ta bëjmë këtë duke respektuar dashurinë e madhe që patën, shpresat që ushqyen, jetët që sakrifikuan, çmimin tepër të lartë që brezat e kaluar paguan për të arritur deri këtu.
E vërteta është se izolimi i gjatë na ka bërë t'i shohim me dyshim, alarm dhe frikë, gjëra që praktikisht ku më pak e ku më tepër ndodhin në çdo vend.
Ne shqiptarët nuk jemi të gjithë ëngjëj apo të gjithë djaj, të gjithë mëkatarë apo të gjithë të papërlyer.Jemi njerëz si gjithë njerëzit, me të mira e të meta, të ëmbla e të hidhura, që sado sherre apo kundërshti të kemi me njëri-tjetrin rrugët e pajtimit i kemi gjithmonë të hapura.
Çfarë na duhet në këtë udhëkryq Historie ?
Na duhet, seriozitet, ndershmëri, guxim, urtësi, dhe punë, shumë punë.
Jo sepse këto i duhen Europës që të napranojë. Sepse na duhen neve që të përballojmë sfidat.
Çfarë nuk na duhet, çfarë duhet të flakim, çfarë na rrezikon?
Nuk na duhet ngrefosja, burracakëria, shkopinjtë në rrota, këmba si mushka.
Vetëm kështu do mundemi ta bëjmë Shqipërinë vend normal për të jetuar si gjithë bota, vend me probleme për të zgjidhur dhe punë për të bërë.
Vetëm kështu do mundim që pas pak, Europë, të mos ndjehet vetëm Tirana, por edhe Leskoviku dhe Kukësi, edhe Laçi dhe Bilishti, edhe Martaneshi dhe Buzi i Tepelenës, etj.
Vetëm kështu do mundemi të kemi zero distancë materiale, kulturore, shpirtërore, me Europën. Duke patur gjithmonë parasysh që e vetmja distancë që do ta ruajmë me Europën, do jetë ajo distancë të cilën secili prej vendeve të bashkësisë europiane e ruan me fanatizëm të madh; distanca identitare. Aspak si privilegj apo si avantazh.Vetëm si diçka me vlerë reciproke gjatë një procesi të natyrshëm dinamik dhe kreativ këmbimi vlerash të dobishëm për të gjithë. Sigurisht që do t'ia dalim në krye rrugës që kemi nisur.
Do bashkohemi me familjen europiane dhe do ta largojmë mugëtirën shekullore ende prezente që me Europën na mbajti larg. Se, si e ka thënë anglezi i tragjedive, dhe sa bukur e ka shqipëruar kleriku ynë;
"S'ka natë që s'ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë".
*Presidenti i Republikës së Shqipërisë
(Shkrimi u publikua në gazetën SHQIPTARJA.com/14.10.2012)
(s.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com