Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Arjan Melin, i cili krijoi llogari të falsifikuar në emrin e kryeministrit Rama.
Avokati ka kërkuar masë më të butë me argumentin se është i sëmurë, por kërkesa nuk është pranuar nga prokuroria dhe as nga gjykata.do do të akuzohet per dy vepra penale “mashtrim kompjuterik “dhe “fallsikim kompjuterik”.
Në gjykatë Meli është shprehur se i kishte hapur llogaritë me qellimin e mirë që të mbledhë para për të dërguar tek personat e prekur nga termeti.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Meli ka kapur një llogari në euro pranë një banke të nivelit të dytë në Lezhë.
Kjo llogari është hapur në emër të 30-veçarit Meli dhe në të janë depozituar vetëm 5 euro nga vetë i arrestuari.
Komente

