Gjykata e Lezhës shpalli fajtor një 30-vjeçar i cili shfrytëzoi situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për të hapur llogari në Facebook në emër të kryeministrit Rama me qëllim mbledhjen e parave.
Gjendja e tij e rëndë shëndësore detyroi togat e zeza t'i pezullojnë dënimin. Arjan Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite.
Ai ka qëndruar vetëm për 3 muaj, nga dhjetori dëri në shkurt ku më pas u lirua. Gjatë kësaj kohe, Meli ka qenë në masën detyrim paraqitje.
Por gjendja e rënduar shëndetësore dhe ndërhyrja kirurgjikale që do kryente në zemër detyroi prokurorin Arben Agovi të shfrytëzojë nenin 59 të kodit Penal kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Ornela Naqellari.
Kjo e fundit vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh duke u detyruar i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me zyrën vendore të shërbimit të provës së vendbanimit të tij.
Gjithashtu u vendos kthimi i shumave të parave që u vendosën në sekuestro preventive në banken përkate.
Arjan Meli u prangos në nëntor të vitit 2019, pasi duke përdorur rrjetin social Facebook publikoi dy numra llogarie dhe në emër të kryeministrit Edi Rama ju kërkonte qytetareve që të kontribuonin me vlera monetare për banorët e prekur nga tërmeti.
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se brenda një kohe të shkurtër ranë pre e mashtrimit 10 qytetarë të cilët ishin kosovar dhe shuma që kishte kaluar në dy llogaritë bankare ishte rreth 2 mijë euro.

Arjan Meli
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?
-
Po
65%
-
Jo
26.1%
-
S'kam mendim
8.9%
Vota total: 360
Lajme të tjera
-
Një pyetje për opozitën dhe mediat (për ata gazetarët mercenarë, që s’lanë b***ë politikani e biznesmeni pa lëpirë)
28 Janar, 17:46
-
Këlliçi sulmon kryebashkiakun e Tiranës: Edhe të majtët thonë se Veliaj është më i keq se Rama! Alimehmeti: Duhet të ndalet vjedhja dhe tallja me qytetarët
28 Janar, 15:35
-
Alibeaj kërkesë për interpelancë urgjente me Ramën: Të japë llogari për takimet me zyrtarin e FBI dhe a qëndron ai pas historisë me rublat ruse
28 Janar, 12:49
-
Berisha: Rama përdori George Soros dhe zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, shqiptarët do ta ndëshkojnë! Më 14 maj largojmë 'monizmin'
28 Janar, 12:00
-
Ismail Kadare feston sot ditëlindjen, rikthehet në ish-shtëpinë e tij, duke parë fotot e fëmijërisë! Politikanët ‘kartolina’ me urime
28 Janar, 11:05
-
Rama për mediat malazeze: Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë në pozicion lufte! Jam rast i veçantë, jam shok edhe i Erdogan dhe i Soros
28 Janar, 10:34
-
Dhuna ndaj gazetarit Elvis Hila, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë: Lajm i keq për çdo shoqëri
28 Janar, 09:32
-
Dy vëllezërit lëviznin në Kurbin të armatosur e me hashash, arrestohet një prej tyre, tjetri në hetim
28 Janar, 09:07
-
Mungesa e Ramës në mbrëmjen gala, Duka zbulon arsyen: Është i sëmurë prandaj nuk mundi të jetë i pranishëm
27 Janar, 20:34
-
Zaloshnja: 20% e atyre që votuan në prill 2021 s’preferojnë asnjë nga 4 politikanët kryesorë
27 Janar, 19:49
-
Rrëfehet ish-e dashura e McGonigal: Unë e njoftova FBI-në për miqësinë që kishte me Ramën në Shqipëri! I gjeta në shtëpi çantë me para
27 Janar, 19:47
-
Berisha: Rama pagoi zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, demokratët s’do ia falin këtë akt të turpshëm
27 Janar, 18:09