Deputetët e Parlamentit Shqiptar po demonstrojnë qartazi mungesë vullneti për të finalizuar procesin e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Ndërsa ligji është miratuar që në datën 30.4.2015, përfaqësuesit e grupeve politike në Kuvend, nuk kanë konstituuar ende komisionin për hapjen e dosjeve, i quajtur ndryshe autoriteti Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Për bllokimin e këtij procesi sensitiv, por të domosdoshëm për ndarjen me të kaluarën komuniste, ka lëvizje, dyshime dhe tetori të shumta konspirative. Përpos të tjerave, pengesa kryesore sot për konstituimin e komisionit për hapjen e dosjeve, janë ligjvënësit e dy kampeve politike, të cilët nuk japin 28 firma për kandidatët, për t’u mundësuar testimin me votë në Parlament.
/Shqiptarja.com











