Hapja e dosjeve, Klosi: Pjesa
kryesore e tyre janë eliminuar
VIDED/'Emisioni 'Tete a Tete' i plotë

Hapja e dosjeve, Klosi: Pjesa<br />kryesore e tyre janë eliminuar<br />VIDED/'Emisioni 'Tete a Tete' i plotë
TIRANE- "Dosjet le të hapen, por pjesa kryesore e tyre janë eliminuar". Këtë e ka deklaruar ish-drejtori i SHISH, Fatos Klosi, në emisionin “Tete a Tete” të gazetarit Artur Nura. Të ftuar në studion e “A1 Report” , për të folur për çështjen e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, kanë qenë edhe shkrimtari dhe ish-i persekutuar Visar Zhiti, dhe politologu Afrim Krasniqi. Të ftuarit duke marrë shkas edhe nga deklarata e kryeministrit Edi Rama për hapjen e dosjeve të bëra gjatë hapjes së “Bunk’art”, thanë se ky do të ishte një gjest i mirëpritur për shoqërinë shqiptare.
 
Por Fatos Klosi, ngriti shqetësimin se dosjet e personave publikë dhe të njohur madje që mund të jenë aktiv në politikë, dhe instanca të tjera shtetërore, mund të jenë eliminuar. Megjithatë një pjesë e mirë e dosjeve të bashkëpunëtorëve janë ende në arkivin e Ministrisë së Brendshme tha ai.

Politologu Afrim Krasniqi thotë se duhet një model i veçantë për hapjen e dosjeve dhe jo ai gjerman, pasi nuk jemi në kushte të tilla. Sipas Krasniqit "Politika për 24 vjet vijon të jetë peng i dosjeve të së kaluarës".
 
Shkrimtari Visar Zhiti, u ndal te termi dosjet e gjalla, duke ju referuar atyre që kanë vuajtur dënimet. Por shtoi se hapja e dosjeve hetimore nuk duhet të përdoret për të bërë drama dhe trauma.

tete a tete
 
Si e lexoni fjalën e kryeministrit për hapjen e dosjeve të komunizmit?
Zhiti: Shqetësimin që ju ngrini sot unë e quaj shumë të rëndësishëm si qytetar dhe të drejtë. Ka të bëjë me njohjen e së vërtetës. Vendi kaloi një periudhë të vështirë që ende vuajmë pasojat e saj. Nga diktatura e pësuan shumë njerëz, dhe në mënyrë që të krijojmë paqe me historinë me të kaluarën dhe me veten tonë, duhet të njohim të vërtetën. Nuk duhet t’i trembemi asaj. Duhet të përballohet situata, të përdoret, mos shpërdoret. Në këtë drejtim mund të jemi vonë, por vonë nuk është kurrë për të njohur të vërtetën. Njihja e saj do të qetësojë ndërgjegjen, dhe do të na ndihmojë për të mos u përsëritur.
 
Klosi:
Ka dosje qoftë në arkivin e Ministrisë së Brendshme qoftë në atë të SHISH, që tregojnë me se është marrë sigurimi i shtetit në atë kohë. Unë deri vonë kam qenë kundërshtar i hapjes së dosjeve për aq kohë sa nuk u bë në kohën kur duhej bërë, në vitet ’91-’92. Kam qenë kundër edhe për faktin se një pjesë e mirë e dosjeve janë eliminuar me justifikimin se nuk është e nevojshme më. Agjitacion e propagandë, apo i paligjshëm kufiri, në Kodin e ri Penal u hoqën si figura krimi dhe që nga ai çast ata që patën pak pushtet mbi dosjet e vlerësuar se nuk do na vlenin më. Kur vendoset të eliminohet një dosje hiqen të gjitha. Unë e di që kur u nda ministria e Brendshme nga SHISH unë di që ministria e Brendshme i kishte hartuar ato dosje, dhe sipas ligjit tonë për arkivat, ai që i krijon ai i administron. Dhe ato dosje që u panë të panevojshme, u eliminuan. Ata që kërkojnë hapjen e dosjeve nuk e kanë fjalën për këto lloj dosjesh. Duhet bërë një farë seleksioni në sensin e atyre që do hapen. Ata që i eliminuan disa në një farë mënyrë seleksionuan se cilat do hapen e cilat jo.
 
Krasniqi: Më shumë sesa një projekt konkret, është një përgjigje për akuzat që bëhen ndaj diktatorit. Nëse nuk do ndodhte kjo, sot nuk do të diskutohej për dosjet. Prej dy dekadash politika përdor çështjen e dosjeve, për shantazhe e lojëra politike. Asnjë parti politike nuk e ka në programin e saj angazhimin publik për hapjen e dosjeve. Ne dallojmë shumë nga vendet e tjera ish-komuniste, ku ish-të burgosurit politikë nuk kanë një parti të tyren. Në vitet ’90 një pjesë e partive politike i hapi dosjet për zyrtarët e vet. Në vitin ’96 në garën e PD u hapën dosjet për të eliminuar kandidatët që kishin dosje për bashkëpunim me sigurimin. Me ligj nuk mund të ishe anëtar i partisë së Punës dhe bashkëpunëtor i sigurimit.
 
Klosi: Janë eliminuar një numër i madh dosjesh, por jo ato të bashkëpunëtorëve të sigurimit. Ato shihen herë pas here. Nga lista mund të shihen shumë bashkëpunëtorë, por vetëm emrat. Për këtë arsye unë kam qenë kundra. Pastaj kur pashë modelin gjerman, mendova edhe për rastet kur njerëzit duan të dinë se çfarë mund të kenë shpifur për ta.

Visar Zhiti: Përsa i përket dosjeve për ish të dënuarit politikë, kam përshtypjen se ato ekzistojnë. Puna është sa është keqpërdorur, si dhe pse.
 
Dosjet e kujt duhen hapur?
Zhiti: Çështja është të dali lista e bashkëpunëtorëve. Kush bëhet njeri publik, mirë është ta njohim kush është. Nëse ne kërkojmë të dalë lista e atyre që bashkëpunuan dhe vetëm kaq, atëherë jemi shumë të mangët në këtë pjesë. Ata që bënë spiunin ngelen gjithmonë në hije dhe të pacenuar. Unë kërkoj që krahas listës së bashkëpunëtorëve të shtetit, të vihen dhe emri i atyre që kanë ndihmuar.
 
Klosi: Kjo është e pamundur. Duhet të hapen ato dosje që ty të interesojnë, jo të hapen të tëra. Të themi një model që mua më ka pëlqyer. Ka shumë gjëra të shtetit që nuk duhet të dalin në publik. Të hapen ajo pjesë e dosjeve që ka të bëjë me diktaturën. Sistemi gjerman ka qenë ndoshta shërbimi më i fortë i lindjes. Në atë kohë në vendin tonë kishte autocensurë shumë të fortë. Njerëzit e dinin se sa të drejta kishin.
 
Krasniqi: Ata që ju ka mbajtur larg nga sigurimi ka qenë fakti se nuk ishit të piketuar. Ata piketonin individët dhe familjet që ishin në vëmendje të tyre.
 
Klosi: Bëhej edhe për të trembur të tjerët. Por nuk ka qenë një problem aq masiv si në Gjermaninë Lindore. Por nëse për Gjermaninë pati dënime për 3 vite, për Shqipërinë pati për mbi 30 vite.

3 te ftuarit
 
Cili është rasti i Gjermanisë?
Krasniqi: Rasti i Gjermanisë është specifik, pasi shteti ishte i ndarë. Kur u hapën dosjes një pjesë e Gjermanisë ishte e qetë, ndërsa pjesa tjetër u ndikua më shumë. Sot gjithkush mund të shkojë të verifikojë nëse ka një dosje ndaj tij.
Kush ka pranuar t’i shkatërrojë jetën tjetër, për të rregulluar jetën e tij, ka bërë gabim.

Klosi: Sistemi gjerman ka krijuar një institucion që tashmë disponon të gjitha dosjet e Stazit që kanë të bëjnë me njerëzit. Ai që mendon se është ndjekur nga Stazi, mund të shkojë të kërkojë dosjen e tij. Mbas disa ditësh i japin dosjen, ku në fakt edhe aty shumë emra janë hequr. Ai nuk mund ta fotokopjonte apo fotografonte, por mbante shënime. Nëse ai konstatonte se ndaj tij ka patur shpifje atëherë, kishte të drejtë të ankohej apo të shkonte në gjyq për shpifje.
 
Zhiti:
Këtë model nuk e kanë ndjekur vetëm gjermanet. Kjo ka ndodhur edhe me Izraelin, Çekët. Por kanë lënë afate për t’u marrë me këtë çështje, dhe jo të zgjatet shumë në kohë. Nëse nuk do ketë ndëshkim qoftë edhe moral, për ata që kanë tejkaluar ligjet nuk duhet të rrimë urtë. Kemi patur ligje të tmerrshme. Duhet të dënojmë edhe ata që bënë ligje të tilla, e kam fjalën për dënime morale.
 
Krasniqi:
Në Shqipëri pjesa më e madhe e vendimmarrjes së qeverisë Komuniste janë ende të mbyllura. Vetë këta vendimmarrës i kanë përdorur këto vegla për të shuar lëvizjet e atyre që i kundërshtonin. Ne kemi njerëz publike, që në mënyrë publike e kanë pranuar se kanë lejuar të përdoren politikisht. Sot nuk kërkohen burgje, por transparencë. Kërkohet që çdokush që qeveris të ketë integritet në figurën e tij, duhet ta dimë se kush është ai që na qeveris në çdo nivel e hallkë. Rasti ynë është ekstremist i dhunshëm dhe brutal në raport me modelin gjerman. Atje ka të bëjë më kulturën demokratike dhe aftësinë e shoqërisë për  të rigjeneruar  gjëra pozitive. Nuk ndërton dot një shoqëri të shëndoshë nëse niset që në themel e kalbët, si ka nisur praktikën shoqëria shqiptare. Në jemi peng i të kaluarës sepse ata që kanë në dorë vendimmarrjen kanë zgjedhur këtë model për të mbajtur peng njeri-tjetrin përmes mekanizmave të së kaluarës. Ky lloj përdorimi duhet të marrë fund. Unë nuk besoj se politika shqiptare do të miratojë hapjen e dosjeve. Mund të ketë një hapje për dosje specifike. Ne sot në organe drejtuese në nivele të larta të shtetit kemi zyrtarë të sigurimit të shtetit. Për aq kohë sa Shqëpëria drejtohet nga njerëz që janë krijuar  me strukturën e Partisë së Punës nuk pres zgjidhje ideale në Shqipëri.


(Emisioni i plotë)
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën